Prishtinë: NISMA zotohet se do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës

Read Time:1 Minute, 36 Second

Një Prishtinë më të pastër, qendra të teknologjisë, shërbime më të mira publike e projekte tjera për rini e kulture, ka premtuar Nisma Socialdemokrate me kandidatët e asaj për asamble të Prishtinës.

Para banorëve të lagjes së Muhaxherëve, i pari i Nismas Fatmir Limaj bashkë me kandidatët për asamble u zotuan se do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të Prishtinës.

Nisma Socialdemokrate u ka kërkuar banorëve të Prishtinës votën për kandidatët e saj për asamble, duke u zotuar se ata do të punojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të kryeqytetit.

“Unë jam e bindur që kjo ekip do t’i jap zë kërkesave e shqetësimeve tuaja. Këta do të jenë zëri juaj dhe do të bëjnë krenar lagjen e Muhaxherëve në Kuvendin Komunal. Ata filluan me gjëra konkrete, çështjet e rrugëve, qenve endacak, çështjet e punësimit. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për zëra racional” Fatmir Limaj, kryetar i Nismas

Kandidati i Nismes për asamble, Endrit Zabërgja tha se programi i tyre është i fokusuar në 5 shtylla: Rininë, sportin, kulturën, parqet e shërbimet publike.

“Programi ynë është shumë konkret. Është i fokusuar në 5 shtylla kryesore përmes së cilave mendojmë të ndërhyjmë në lagjet tona. Fushë kryesore është rinia. Në kryeqytet ende nuk ekziston një qendër rinore ku të rinjtë mund t’i zhvillojnë aftësitë e tyre. Me ne Prishtina do ti ketë 3 qendra rinore. Me ne do të propozohet edhe fondi i vetpunësimit”, deklaroi Zabërgja.

Ndërsa kandidati tjetër për asamble, Genc Bllaca prezantoi planet zhvillimore për lagjen e Muhaxherëve.

“Problem kryesor ka qenë ndriçimi të cilin kemi arritur ta rregullojmë. Prioritet i yni ka mbetur parku i qyretit. Pikë e dytë është transporti publik i cili do të ketë autobus dhe linja të reja. Ndërsa çerdhet janë të domosdoshme për lagjen e Muhaxherëve. Këtë punë do ta shtyjmë para”, th ai.

Nisma premtoi se brenda një viti do ta zgjidhe edhe problemin me qentë endacak.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Prishtinë: Kandidati i VV-së prezanton platformën tij ‘Prishtina 2035’
Next post Podujevë, Haradinaj: Baki Feta është njeriu i duhur për Llapin