Ragmi Mustafi: Serbia po i diskriminon shqiptarët, 60 për qind e adresave janë pasivizuar në Medvegjë
Politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se shqiptarët në këtë zonë po diskriminohen nga autoritetet serbe, duke thënë se në institucione publike “numri i shqiptarëve është ose simbolik ose s’ka fare”.

Ai ka thënë të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se sipas raporteve, Medvegja është zona më e prekur nga çështja e pasivizimit të adresave .
“Shqiptarët janë margjinalizuar. Çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve është adresuar edhe në Raportin e Progresit e në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Pasivizimi i adresave është vlerësuar si spastrim etnike me mjetet administrative…Diku mbi 6.000 shqiptarëve iu janë pasivizuar adresat, zona më e prekur është ajo e Medvegjës. 60 për qind e shqiptarëve janë pasivizuar në Medvegjë”, ka thënë Mustafi.
Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duhet të kontribuojnë më tepër për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe t’i adresojnë padrejtësitë që po iu bëhen.
Për protestën që u mbajt të hënën kundër diskriminimit të shqiptarëve, Mustafi ka theksuar se do të mblidhen sërish.
“Është e qartë se shqiptarët janë mundur të jenë konstruktivë dhe fleksibil për realizimin e të drejtave…”, ka thënë ai.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
ALBIN KURTI, KRYEMINISTRI I I ERRËT
Nga Skënder Sari KAPITI Kurti një demagog , dhe kur njeriu i etur për pushtet kërkon të rrëmbeje e të...
Prirje e natyrshme e Gani Azemit ndaj historisë
Prishtinë, 25.11.2025 Prirje e natyrshme e Gani Azemit ndaj historisë, shërbeu si themel i angazhimit të mëvonshëm politik dhe shoqëror...
Xhafer Deva nё dritёn e Idriz Lamajt
Idriz Lamaj Xhaferr Deva Prishtinё 2022 Padyshim, Xhafer Deva ёshtё njё personalitet i rёndёsishёm i historisё sonё, sidomos gjatё Luftёs...
Krenaria dardane
Nga Skënder Sadri KAPITI Ëshë krenari të jesh dardanQë për mikun ka bujarinë,Për atdheun trimërinë,Për nder besën e burrërinëQë jep...

Average Rating