Refleksione: Njё monografi madhore nga Enver Zhinipotoku

Read Time:13 Minute, 47 Second

Me datёn 3 tetor i dёrgova kёtё njoftim Enver Zhinipotokut:

Mirëdita Enver, shpresoj të jeni mirë!
Kam nisur ta lexoj librin tënd Refleksione që të nesërnen që ma dhurove. Po vazhdoj ta lexoj ndonëse kalova ditë të vështira me humbjen e time shoqeje, Vjollcës. Që tani mund të them se ke bërë një kryevepër!
Lexuesi gjen aty jo thjesht historinë tënde familiare jetësore por edhe historinë e tërë Kosovës tonë të shtrënjtë. Vlerat rriten pasi e gjitha kjo rrëfehet dhe analizohet nga një filozof sociolog jo vetëm teorik por me përvojë të gjatë si mësimdhënës, gazetar, veprimtar shoqëror, që lexon pa pushim dhe ndjek zhvillimet politike shoqërore të vendit e më gjërë. Sa mirë do ishte të kishim, të themi, njëqind shqiptarë si ti!
Do të lutesha, pasi ta mbaroj së lexuari tërë librin, të më dërgoje disa fragmente (dy tre faqëshe) nga teksti elektronik i librit për t’i përhapur në faqen time të Facebook-ut. Kopjen e lirë të librit tënd kam ndërmend t’ia dhuroj profesor doktor kolonel Elmas Lecit, historian që po rishkruan disa kapituj të historisë sonë të re, të shtrëmbëruar nga ideologët tanë enveristë. Do jemi në lidhje. Të përqafoj, Bardhyli

Ja pёrgjigjia e Enverit

Të falem nderit Bardhyl, së pari, edhe një herë nuk është e tepërt t’u ngushëlloj për Vjollcën, Ty dhe djemtë, kurse asaj Perëndia i faltë parajsën. E kujtofshit përjetësisht me mall. Sa për librin, më vjen mirë që ia paske dhënë mikut tënd, e aq më tepër më vjen mirë që libri im po të pëlqyeka. Më kanë shkruar edhe miqtëe  tjerë fjalë miradie, pëlqime e elozhe, por Ti je i pari që e ke kapur fillin e kuq (që kisha dashur ta hetoj çdo lexues i saj): gërshëtimin e personales, individuales, familjares me frymën e kohës, me të pjesshmën, të përgjithshmën, thjesht frymën e kohës, në të cilën jemi përplasur e palavitur të gjithë shqiptarët, ju nga stalinizmi e ne nga pansllavizmi, andej e këndej kufirit të ndarë padrejtësisht. Jam munduar figurativisht, (nuk di nëse ke ardhur te ajo pjesë e librit), që përmes dy vargjeve që i kam huazuar nga një poezi (nuk e di si quhet) e Xhevahir Spahiut, të cilat shprehin gjithë tragjikën tonë të shekujve: “Mbi teh të shpatës kemi ecur me shekuj ne; Pastaj, me shekuj shpata ka ecur mbi ne!” Do të isha i lumtur sikur çdo lexues i librit tim ta kuptonte sikur Ju misionin dhe qëllimin e librit tim në formë kujtimesh si “filozofi të kohës të kapur dhe kapërdier mendërisht!”, siç do të thoshte Hegeli. Pra, tragjikën e familjes sime, të rritjes së babait tim pa e ditur kend e ka baba (sikur babai juaj) dhe të gjyshes, që për ta rritur foshnjen pesëmuajshe është ndarë nga 5 vëllezërit, prindërit axha me grua, të cilët babain tim e kanë lënë ende pa lindur dhe shpërngulën në Turqi, për t’i ikur zullumit serb dhe edhepse gjyshja jetoi 92 vjet nuk i pa kurrë. Pastaj për ta ruajtur djalin e vogël u dasht që, pas 14 vitesh të martohet për kusherinj, pra përmes tragjikës sime familjare, kam dashur ta përgjithësoj atë tek të gjitha familjet e tjera shqiptare të Kosovës, sepse nuk ka familje në Kosovë që në një formë ose tjetër nuk i është përgjakur pragu i shtëpisë. Po, do të jemi në lidhje gjithësesi. Përshëndetje i nderuar!

Tanimё e kam lexuar tёrё librin prej gati 600 faqesh, me letёr dhe lidhje fort tё mirё, me tekst tё redaktuar saktё, shoqёruar me shumё fotografi dhe dokumente.

Sikurse iu luta Enverit, mё vonё do paraqes fragmente tё tёra, tё cilat nuk mund tё shteren dot me ndonjё vlerёsin disa rreshtash por qё qendrojnё edhe mё vete si rrёfime tёfuqishmepёr atё qё ka ndodhur nё Kosovё kёto 100 vitet e fundit.

Ashtu sikurse edhe tё parёt e mij, familja e Enverit vjen nё Kosovё nga ish Sanxhaku i Nishit nga ku u dёbuan me dhunё dimrin e ashpёr 1877-1878 mbi 200 mijё shqiptarё, tё cilёt humbёn trojet dhe pasurinё e tyre atje.

Nё faqen 18 autori e pёrshkruan kёtё me vargjet e poezisё sё mёposhtёme

Shqiptarzijtё sa shumё vajtojnё

T’gjallё e tё vdekur po i trishtojnё

Kajnё tё dashurit qё u kanё dekё

Mallkojnё veten qё gjallё kanё metё!

S’kanё boll lot o me vajtue

S’kan forcё, o n’kam me u ҫue

S’kanё lopata varret me i marue!

Nga tre veta n’nji vorr po i lshojnё

Veҫ me borё o shumё po i mlojnё!

Lidhur me emrin e vet “Enver”, autori  ai sqaron:

f.40

Ori hallё, ia paske marrё emrin udhёheqsit tё Shipnisё (Daja edhe pse kish qenё ushtar i Brigadёs sё pestё tё Shqipnisё deri nё Vishegrad, duke i parё krimet dhe sjelljet e ushtarёve dhe oficerёve shqiptarё,sidomos nёpёr Kosovё e Mal tё Zi, asnjёherё nuk e kishte dashur, madje e kishte urryer tёrё jetёn komunizmin dhe Enver Hoxhёn).

Gjyshja i ishte pёrgjigjur

-pasha hallёn unё nuk i di ato punё, por mua mё ka pёlqyer dhe s’ka kush ta ndёrron!

I jati i Enverit ishte arsimdashёs. Ai i ёshtё bёrё krah tё birit pёr shkollё.

f.49

Mbёshtetja e prindit i jep krah fёmijёs. Mua babai (pёrkundёr shumё prindёrve tё asaj kohe, qё ende nuk e kuptonin rёndёsinё e shkollёs dhe mendonin se mё vlerё ka punimi i tokёs apo ruajtja e bagёtive se shkolla, apo i kishin paratё nё xhep dhe nuk ua jepnin fёmijёve kur ua kёrkonin pёr shkollёn, asnjёherё nuk mё ka thёnё ta lё shkollёn pёr arё, ose tё tallet etё mos m’i japё paratё kur i ka pasur. Shumё herё mё ka thёnё nuk kam para, ose do t’i gjej hua, por tё mos m’i japё kur i ka pasur, betohem se asnjёherё nuk ka ndodhur.

Nga rrёfimet e gjyshes, marrim vesh pёr masakrat serbe nё vitin 1912

f.71

Nё fshatin Sazli ishte vrarё njё ushtar serb, prandaj ushtria serbe ishte hakmarrё duke vrarё e prerё, mё shumё me bajoneta se sa me plumba 106 vetё.

Nё faqen 102 lexoj se Enveri kishte shok studimesh kushёririn tim Shemsi Reҫica, i cili pak para demonstratave tё 1968 me disa shokё normalistё kishte kaluar nё Shqipёri, ku e kishin mbajtё 14 muaj nё njё fermё bujqёsore, por pastaj ishte kthyer nё Kosovё. Shemsiu kishte tanimё miq nё Shqipёri tё cilёt mund t’i dёrgonin literaturё filozofike nё shqip. Prandaj Enveri e kish pyetur profesorin e filozofisё nё se mund ta shfrytёzonin kёtё litёraturё.

 Pёrgjigjia e profesorit e kish shokuar

Ore djalosh, prej atje nuk mund tё shfrytёzojmё asgjё. Ata ende nuk kanё katedёr tё filozofisё (kjo nuk qendron, unё vetё kam qenё antar i asaj katedre nga viti 1968-1976- shёnimi i imi Bardhyl Selimi), ata mёsojnё stalinizmin ( e vёrtetё- B.S.), ata janё tё vetmit nё botё qё ende Stalinit i ngrenё pёrmendore duke i thurrё himne lavdie (e vёrtetё- B.S.) nё ndёrkohё qё vetё rusёt (sovjetikёt- shёnimi im- B.S.) tri herё e kanё zhvarrosur! Prandaj nё atё literaturё mos u mashtroni, se nga ajo mё shumё humbni se fitoni!!

Interesant, tё njёjtin qendrim mbante shteti shqiptar ndaj literaturёs qё botohej nё Prishtinё, e cili nuk mund tё tёrhiqej, si rezervate, madje edhe tekstet e matematikёs nё shqip! (B.S.)

Nё faqen 104 autori thotё se kjo pёrgjigjie e profesorit i ҫeli sytё qё tё mos infektohej nga ajo qё vinte nga Shqipёria enveriste, sikurse ka ndodhur mjerisht me qindra tё rinj tё tjerё.

Pёr demonstratat e vitit 1981 zoti Zhinipotoku thotё (faqe 139) se prapa tyre nuk qendroi asnjё politikan, asnjё profesor fakulteti, asnjё intelektuar i mirёfilltё, por shumё tё rinj me vullnet politik tёpamatun.. Ajo qё pёsoi Kosova nga ato duket nё dёnimet qё u dhanё nga 1981-1990, gjithsej 25000 vjet burg!

f.140

Me 8 prill 1981 Agjensia Telegrafike Shqiptare transmetoi artikullin redaksional tё gazetёssё vetme tё pёrditshme shqiptare, qё dilte nё 4 faqe (e ka fjalёn pёr Zёrin e Popullit, por nuk ishte vetёm e ajo e pёrditshme, ishte edhe Bashkimi- shёnimi im- B.S.) “ Pse u pёrdor dhuna policore dhe tanket kundёr shqiptarёve nё Kosovё”. Kjo u transmetua dhjetёra herё gjatё ditёs dhe pёrmes Radio Tiranёs. E pranoj haptazi se deri atёhere kur nuk u hoq perdja e hekurt dhe e pamё”kёshtjellёn e socializmit shqiptar si fanar nё Ballkan” thuaj tё gjithё tё rinjtё ishin enveristё, me qё kjo na mbante nё raport me Serbinё. E pranoj edhe unё isha i tillё, me qё gjetiu nuk gjenim mbёshtetje.

Autori shpjegon qartё pёrse shqptarёt nisёn tё mёrgojnё masivisht. Ishin tri krizat qёe shkaktonin kёtё ajo ekonomike, pёrzёnia e punonjёsve nga ndёrmarrjet, kriza politike, pёrndjekjet gjyqёsore dhe kriza nё ushtri, ku rekrutёt shqiptarё vriteshin para se ta kryenin shёrbimin ushtarak.

Njё shembull ishte Masakra e Paraqinit

f.222

Me 2 shtator 1987 njё ushtar shqiptar Azis Kelmendi nga Karaҫica e Shtimes, i shpёrngulur me familje nga Dushanova e Prizrenit gjoja kishte vrarё 4 shokё tё tij ushtarё, njё kroat, njё slloven, njё boshnjak dhe njё malazez. Popujt e tyre hezitonin tё futeshin nё vallen pёr shkatёrrimin e Jugosllavisё (me pretekst se shkatёrrues janё shqiptarёt) dhe tani, ata kundёr tё cilёve po hezitoni tё mobilizoheni, ja u vrasin djemtё, madje edhe nё ushtri. Azis Kelmendin e vranё kurse disa ushtarё shqiptarё u dёnuan me 20 vjet burg,

Enver Zhinipotoku adhuronte udhёheqёsit e LDK, Ibrahim Rugovёn dhe Fehmi Aganin tё cilёt i pёrmbaheshin metodёs paqёsore gandiste duke tёrhequr simpatinё e opinionit politik botёror. Dy ditё para fjalimit tё Milosheviҫit nё Gazimestan, zoti Rugova i deklarontegazetёs gjermane “Der Spiegel”

f.294

Nё se Serbia pёrpiqet tё shtypё identitetin tonё kombёtar, atёhere do tё ketё njё kryengritje. Unё vetёm mund t’I paralajmёroj serbёt edhe ata janё njё popull i vogёl. Nё tё kaluarёn sa herё qё njё popull ёshtё pёrpjekur tё luajё rolin e njё fuqie nё Ballkan, kjo ka pёrfunduar me tragjedinё e tij.

Nё LDK me 700 mijё antarё bёnin pjesё fillimisht edhe shumё nga ata qё u bёnё komandantё tё UҪK mё vonё.. Por

f.404

me 25 shkurt 1998, nё Kuvendin e tretё atё e braktisёn: Hydajet Hyseni, Jakup Krasniqi, Ramё Buja, Berat Luzha, Mehmet Hajrizi, Ismail Kastrati etj. Duke dalё nga Kuvendi ata iu drejtuan Rugovёs me fjalёt “ Do t’na e shohёsh sherrin!”.

Me 5, 6 e 7 mars 1998 ndodhi Masakra e Prekazit ku u vranё 50 antarё tё familjess Jashari. Rugova shpalli tri ditё zie!

Autori flet me qortim pёr disa qendrime tё Adem Demaҫit dhe Rexhep Qoses. Pёr Ademin nuk jam i tё njёjtit mendim me tё. Vёrtet Ademi nuk mori pjesё nё varrimin e Rugovёs mё 2006 por e tёrё LDK si parti vendosi tё mos marrё pjesё nё varrimin e Adem Demaҫit nё 2018, gjё qё nuk e nderon atё. Vetё Rugova nё mbledhjeterregullta nё Lidhjen e Shkrimtarёve shprehej qё Adem Demaҫit i lejohet tё flasё pa kufizim se mjaft e ka kufizuar atё pushteti serb!

Enver Zhinipotoku shprehet me tё drejtё kundёr pёrpjekjeve pёrҫarёve nga elementё stalinistё nё UҪK qё ende pa filluar lufta kishin hartuar “lista likuiduese (f. 320) pёrata qё kritikonin dhe nuk pajtoheshin me stalinizmin qё na u imponua nё luftё dhe pas saj!

Vetё Ramush Haradinaj u kish thёnё 26 oficerёve shqiptarё qё ishin provuar nё beteja nёish Jugosllavi dhe ndodheshin nё Tiranё se “kёta nuk mund tё hynin nё Kosovё sepse ishin ushtarakё tё shkolluar tё Titos prandaj ishin tё pabesueshёm!”

f.325

Nё Junik, qё ishte zonё lufte, nё njё odё, Richard Holbrooke me dr Fehmi Aganin e ndonjё udhёheqёs lokal tё LDK ishte takuar me komandantё tё UҪK nga Ferizaj. Me 26 qershor 1998 nё takim me ambasadorin amerikan kishte folur pёr synimet e kёsaj lufte Hilbrooke pas dy ditёsh nё njё konferencё pёr shtyp nё Gjenevё. Sikurse shkruante “Koha ditore” Holbrooke profilin e komandantёve tё UҪK do ta kualifikonte si”tё nivelit Bolshevik tё vitit 1905”. Ndёrkaq vetё protagonistin e kёtij takimi Hajdin Abazin, nё njё takim nё fund tё vitit 1999 nё shtёpinё e kulturёs nё Ferizaj e pata dёgjuar tё thotё “Holbrookut nё Junik ia kam rrahur kondakun e pushkёs pёrtokё dhe i kam thёnё‘ku je ti zotёri se unё qё 17 vjet (prej vitit 1981) luftoj pёr lirinёKosovёs’. Kurse Holbrooke i ishte pёrgjigjur nё mёnyrё lakonike e diplomatike “Tash po na duheni dhe kemi ardhur nё terren tё shohim ҫfarё force paraqisni” pranonte Hajdin Abazi.

Autorit i ka bёrё pёrshtypje edhe trazira e vitit 2004 nё Kosovё ku humbёn jetёn 30 vetё, qё pёrpjekjeve pёr pavarёsi iu dha njё grusht i rёndё dhe data e pavarёsisё u shty pёr njё kohё (f.44)

Ai shkruan me dёshpёrim pёr incidentet e pakёndёshme kur sulmoheshin dhe rriheshin banorё serbё tё pafajshёm pas lufte.

Duke kёrkuar rrёnjёt e themeluesit tё qytetit Ferizaj dhe tёtёparёve tё vet, Enveri tregon edhe pёr shoqatёn”Kosova- Rumeli” dhe veprimtarёt e saj, midis tё cilёve edhe ata nga familja e njohur Sahiti. Jusufin e kam njohur edhe vetё, kam qenё nё fshatin e tij, Pjetёrshticё. Me kёtё rast, autori sjell ndihmesёn e jashtёzakonshme tё shqiptarёve pёr mbrojtjen e shtetit turk tёrrezikuarrёndё gjatё Luftёs sё Parё Botёrore.

f.471

Nё BetejёneҪanakalasё qё pёrfundoi me 15 mars 1915, si shkruanin gazetat, ishin vendosur themelet e Turqisё Moderne.. Gryka e Dardaneleve ishte larё me gjak. Aty kishin gjetur vdekjen 250 mijёturq(mijёra shqiptarё gjithashtu- shёnimi im- B.S.)  dhe 300mijё francezё, anglezё dhe neozelandezё.

Autori pёrmend njё tё mbijetuar bashkёvendas Mustafё Graincёn (1888-1973( qё qante kur kujtonte shokёtevrarё. Sjell edhe disa vargjetё kёnduara nga Riza Bllaca

Ҫanakala mrena nji bunar n’mjedis

Mos ia pini ujёt o vllazёn, se e kanё seherlisё-o,o,o pёr t’ritё tonё medet

Ҫanakala mrena unё u varrova

Tri ditё pa m’dalё shpirti, unё me dhe u mlova -o,o,o pёr t’ritё tonё medet!

Nё faqen 471 tregohet pёr njё monument 10 m tё lartё kushtuar njё ushtari mbrojtёs ҪaushSaid Onbashi qё e bart predhёn e fundit tё njё topi gjigand me peshё 214 kg dhe e fut nё grykёn e topit pikёrisht kur mbrojtёsit ishin gati tё dorёzohen. Pas qitjes qё shkatёrroi njё anie ushtarake tё sulmuesve, ndodhi e kundёrta, u dorёzuan sulmuesit.

Kёtё skenё e kam parё edhe nё njё film turk

U gёzova qё autori ka takuar sa ishte ende gjallё Abdulla Musliun, ndonёse tё verbuar. Pasardhёsin e tij e takova nё Ferizaj me 31 gusht 2017 me rastin e shpalljes sё zotit Musliu “Qytetr nderi”. Nёҫantё Enveri kishte edhe njё kopje tё Proklamatёs sё Adem Selimit, hartuar dhjetё muaj pas hyrjes sё partizanёve nё Prishtinё, ku demaskohej regjimi i ri sllavokomunist. Kёtё Proklamatё qё u botua nё “Bota Sot” nga historiania Sulltane Ukajnё 15 fejtone autori ia dorёzon Abdullait qё e kishte pasё shtypё nё Shkup me porosi tё Ademit dhe paskёtaj kishte vuajtur pasojat e rёnda nga pushteti. (fqe 482)

Njё kapitull mё vetёёshtё rrёfimi i njё veprimtari tё guximshёm mbetur gjallё nga burgu famёkeq i Dubravёs, zoti Ylber Topalli qё shpresoj ta jap tё plotё nё njё shkrim tё veҫantё. (f.515-523)

Njё rrёfim tjetёr i kushtohet zotit Rahim Sadiku, qё kam pasur nderin ta takoj edhe vetё n Ferizaj me rastin e promovimit tё librit tё zotit Musa Emini. (f. 525-532)

Po sjell poezinё e Rahimit dёrguan nёnёs Ramize nga burgu (f.525)

Nёnёs Ramize

U mundova

tё ta zvogloja dhembjen

e tё shtova plagёt:

burg pas burgu shpirti

gure mё gur mendja-

po duroj plagёt

po duroj mallin

kёtё rrugё kam zgjedhur.

Mbaje lart ballin

se patjetёr

do tё vijnё kohё tё tjera

do tё jemi bashkё

nё liri

e pa kёto mundime tё mjera

qershor 1984

Sa shumё foto gjen nё libёr! Secila tregon njё histori, njё vuajtje, njё shpresё!

Sa mund i ёshtё dashur autorit ta shkruaj gjithё kёtё libёr!

Por dua tё falenderoj edhe bashkёpunёtorёt e tij tё zgjedhur:

Sё pari zotin Rahim Sadiku, redaktor, pёr tё cilin tё them tё drejtёn e kam rritur shumё vlerёsimin tim pёr tё. Mё parё mё dukej pak i mbyllur, madje i nxituar nё vlerёsiminendonjё statusi tim nё facebook. Por tani pёrkulem me respekt pёrpara personalitetit tё tij.

Sulejman Salihu, konsulent. Kisha fatin ta takoja vetё atё nё Gadime tё Epёrme nё fund tё gushtit kuai  mё dhuroi gjashtё libra tё tij tё mrekullueshme.

Raif Musёn, realizuesin kompjuterik, Vullnet Sadikun hartuesin e kopertinave, Muhamet Demirin skanuesin e fotografive dhe padyshim botuesin cilёsor Intergraf tё Ferizajt.

Pa kёta bashkёpunёtorё teksti nuk do merrte vlerat e madha qё ka.

Falemnderit.

Bardhyl Selimi, Tiranё 15 tetor 2025

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Bashkëpunimi i At Shtjefën Gjeçovit me studiuesen gjermane Marie Amelie Frein von Godin në botimin në gjuhën gjermane të Kanunit të Lekë Dukagjinit</strong>