Rexhep Taip Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se derisa KFOR-i Turk është në veriun e Kosovës, aty nuk do të ketë asnjë problem.

Presidenti Erdogan është pyetur gjatë konferencës për media pas samitit të NATO-s në Hagë lidhur me KFOR-in Turk që po qëndron në veri të vendit, pjesën e banuar me shumicë të minoritetit serb në Kosovë.
“KFOR-i Turk ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i Turk ndodhet aty, inshallah aty nuk mundet dhe nuk do ketë ndonjë problem”, tha Erdogan, duke folur për gazetarët në Hagë pas samitit, raporton TRT GLOBAL.
Samiti dyditor i NATO-s përfundoi sot. Në këtë ngjarje morën pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe rreth 20 mijë pjesëmarrës.
Gjatë samitit, vendet e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2035.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...

Average Rating