Rezistenca nacionaliste shqiptare nё Gadime dhe rrethinё 1944-1951

Read Time:8 Minute, 32 Second

Adem Tasholli
Ky libёr i zotit Adem Tasholli ёshtё ribotim i plotёsuar me tё njёjtin titull nё rreth 220 faqe, me fakte dhe dokumenta tё reja.
Ndonёse nё titull flitet pёr njё zonё tё kufizuar tё Kosovёs (Gadime me rrethinё) autori e shqyrton temёn mё gjerё. Ёshtё fjala pёr njё periudhё shumё interesante nё historinё mё te re tё Kosovёs, heroike por njёkohёsiht tepёr dramatike dhe tragjike. Pas sundimit 30 vjeҫar serbojugosllav, qё pasoi zbrazjen nga shqiptarёt tё njё rajoni tё madh po aq sa Kosova, nё vitet 1877-1978, tё ish Sanxhakut tё Nishit, populli i Kosovёs dhe i njё pjese tё trevave shqiptare pёrreth, shijoi pёr tre vjet njё bashkёjetesё me atdheun amё, ndonёse formalisht nёn pushtimin italo-gjerman. U hapёn shkollat shqipe, pёr herё tё parё, u ngrit administrate shqiptare dhe rendi e mbrojtja u mbajt e u sigurua nga njё polici dhe ushtri shqiptare.
Me tё drejtё, zoti Adem e shpёrfaq kёtё dukuri qё nё fillim tё librit.
Por ai ndalet mё tej nё atё qё ndodhi pas ripushtimit sllavokomunist tё Kosovёs dhe tё trevave tё tjera shqiptare. Forcat sllavokomuniste jugosllave, tё ndihmuara nga forcat komuniste tё Shqipёrisё shtypёn egёrsisht qendresёn e nacionalistёve shqiptarё, qendresё kjo vёrtet heroike qё zgjati disa vjet.
Pushteti sllavokomunist pёrdori tё gjitha mjetet shtypёse dhe spiunimin masiv pёr asgjёsimin e nacionalistёve, i inkurajuar edhe nga pёrkrahja nga ana e Shqipёrisё enveriste si edhe vendimet e Fuqive tё Mёdha qё kёrkonin tё ruheshin kufijtё e paraluftёs.. Me mijёra ishin viktimat e kёsaj veprimtarie shtetёrore. Nё kёto kushte nё vjeshtё 1945, njё pjesё e madhe e elitёs komanduese nacionaliste vendosi tё largohej nga Kosova pёr nё Greqinё fqinjё nё zonat qё qeverisnin monarkistёt antikomunistё. Pjesa tjetёr vazhdoi me dёshpёrim tё luftonte nё male por shkallё shkallё u dekonspirua, u arrestua dhe u dёnua nga gjyqet jugosllave.
Kёshtu, kjo monografi shёrben si njё material tjetёr burimor pёr ndriҫimin e historisё sonё pёr periudhёn e Luftёs sё Dytё Botёrore dhe vitet e para pas saj.

Unё do tё jap disa grimca nga vepra nё fjalё qё mё kanё bёrё pёrshtypje.
f.49
Nё Janjevё nё fund tё nёntorit 1944 erdhi njё brigadё partizane e Vranjes qё u ndesh me luftёtarёt vendas dhe tё Okllapit qё u printe Ruzhdi Janjeva. Brigada humbi komandantin dhe 16 ushtarё.. Pasi brigadёs i erdhёn pёrforcime u bёnё shumё arrestime dhe u dogjёn shumё shtёpi. Pastaj partizanёt iu drejtuan fshatit Sllovi.
Ky lajm u prit me alarm nё Gadime, ku populli u bё gati tё luftonte. Njё ndikim tё madh pati thirrja qё hoxha Osman Selimi i Gadimes sё Epёrme u drejtoi bashkёfshatarёve qё tё mos kursenin jetёn pёr ta mbrojtur fshatin. U zhvillua njё betejё e ashpёr nё Gadime tё Poshtёme ku mbeti i vrarё edhe vetё hoxha. Kjo betejё mbahet mend si Lufta e Parё e Gadimes.
f.55
Fshatrat Kishnapolё, Plitkoviҫ, Vrellё, Gllavicё, Marevc, Babush, Llukagji, Cёrnillё, Mirash, Rubovc, Banullё etj dёshmuan vendosmёri gjatё qendresёs nacionaliste dhe njёkohёsisht garanci pёr vendosjen e Shtabit tё Zonёs IV tё Rezistencёs pikёrisht nё mesin e tyre, nё Plitkoviҫ. Aty u ndёrtuan kazermat dhe depot e municionit e furnizimit, qё nё kujtesёn popullore thirren si “kolibet e ballistёve”.

f.59-60
Mbledhja e Plitkoviҫit
Nё malet e Gadimes ishin kushtet mё tё favorshme pёr ushqim, veshmbathje dhe municuin. Ishte vend i sigurt dhe kishte mundёsi pёrmes vezhguesve tё pёrcillej Rrafshi i Moravёs dhe ai i Kosovёs. Po ashtu, ishte e kontrolluar edhe lugina, Gryka e Gadimes, qё lidhte Moravёn me Rrafshin e Kosovёs. Aty qendroi Shtabi Suprem i Ushtrisё Mbrojtja Kombёtare deri nё shtator 1945.
Aty u mbajt Mbledhja e Plitkoviҫit me 28 nёntor 1944 ku u muarёn vendime pёr aksione luftarake dhe u planifikua sulmi mbi Ferizaj, Rahovec e Gjilan.
Me 1 dhjetor 1044 u zhvillua njё mbledhje tjetёr e Shtabit, qё u sigurua nga forcat e Hysen Tёrpezёs. Njё pritje e veҫantё iu bё mulla Idriz Gjilanit si prijёs ushtarak dhe fetar. Aty u vendos tё sulmohej Ferizaj. Ibrahim Osmani Kelmendi e arsyetoi kёshtu:
Ne dimё se nuk kemi forca pёr t’i mbajtur (qytetet qё do ҫlirojmё), por le tё kuptohet nё botё se Jugosllavai e Titos Kosovёn nuk e mori pa luftё, mollё e qёruar prej komunistёve shqiptarё.
f.63
f.63
Numri i kryengtitёsve qё sulmuan Ferizajn, 2 dhjetor 1944, ora 10, arrinte nё 400. Pёrveҫ Gadimes kishte luftёtarё nga Zhegovci, Bresalci, Kishnapolja, Vrella, Plitkoviҫi, Marevci, Gllavica, Tёrpeza, Llukagjia, Babushi, Cёrnilla, Rubovci etj.
Nga rradhёt e partizanёve thuhet se u vranё 300 vetё, po ashtu ranё dhjetёra luftёtarq nacionalistё si Hamdi Mramori, tre vёllezёri Maqestena, vёlezёrit Bajrami etj.
Ibrahim Grainca (Cernilla) kujton se pas luftёs sё Ferizajt Kosovёn e mbuloi tmerri e mjerimi. Kё e zinte nata, s’i ҫelte dita. Njerёzit nxirreshin nga shtёpitё dhe pushkatoheshin ose mbyteshin me gazep tё madh. Qytetit i vinte era vdekje prej kufomave e gjakut tё derdhur, por hija e vdekjes na kish hyrё edhe neve tё gjallёve.
f.75
Me 15 mars 1945 nё afёrsi tё Gadimes u zhvillua njё betejё tjetёr e ashpёr midis njё batalioni tё Mbrojtjes Popullore Jugosllave dhe luftёtarёve tё Adem Gllavicёs prej 150 vetёsh. Brenda gjysёm ore u vranё 64 ushtarё tё batalionit dhe asnjё nga nacionalistёt (nё tёrheqje u vra njeri)

f.84-87
Ndihmesa e fshatarёve tё Gadimes ka qenё e jashtёzakonshme. Autori sjell njё listё emrore prej 78 vetesh! Ka nga ata tё vrarё edhe gjatё tёrheqjes pёr nё Greqi, edhe nё Greqi vetё.

f.98-99
Zoti Tasholli pёrshkruan edhe veprimtarinё e Organizatёs nacional demokratike shqiptare ONDSH qё pati deri nё 30 000 anatrё nё trevat shqiptare. Njё nga drejtuesit e saj, Gjon Serreqi thosh:
“Nё kёtё luftё tё cilёn ne e udhёheqim, nuk ёshtё kurrfarё partie, ne nuk jemi as komunistё, as nazistё, as zogistё, as ballistё, ne nuk duam asnjё parti dhe ҫdo parti ёshtё e kalbur”.
Ai nёnkuptonte se qёllimi i vetёm ёshtё bashkimi me Shqipёrinё.
Ndёr parrullat qё kishte organizata ishin edhe kёto:
Rroftё Shqipnia Etnike
Rroftё Blloku Perёndimor
Poshtё tradhёtarёt shqiptarё Enver Hoxha, Fadil Hoxha dhe Rifat Berisha!
Eshtrat dhe gjaku i 35 mijё tё pushkatuarve dhe tё vrarёve shqiptarё na thёrret pёr hakmarrje.

f.101

Takimi nё Cernillё
Me 15 maj 1945 u mbajt nё fshatin Cernillё njё takim ndёrmjet pёrfaqёsuesve tё pushtetit tё ri sllavokomunist dhe ushtrisё sё Shqipёrisё qё vepronte nё Kosovё deri nё fund tё 1946 me pёrfaqёsues tё forcave nacionaliste qё luftonn nё male. Pala e parё pёrbёhej nga :
Ali Shukria, Shaban Kajtazi, Ibrahim Cernilla, Qazim dhe Qerim Mirashi dhe Bajrush Gavrazi. Nga Shqipёria ishte koloneli Shefqet Peҫi
Pala tjetёr pёrbёhej nga:
Hysen Tёrpeza dhe 7 trima tё armatosur. (midis tyre edhe profesori Ibrahim Osmani Kelmendi.)
Ndёrkohё nё Babush kishte 1000 ushtarё tё brigadёs sё Shefqet Peҫit.
Mbledhja po zhvillohet pasi ishte nёnshtruar Dreenica dhe ishte thyer qendresa e Mulla Idriz Gjilanit.

Para se tё hynё nё odё
Shaban Kajtazi
Zoti Hysen, edhe pse jemi komunistё, pёrsёri kemi besё. Mos u frikёsoni…
Hyseni
Mos ma pёrmend frikёn. As kёtu nё Cernillё, as kudo, nё Prizren, Prishtinё a Pejё..Por jo nё besёn tuaj, por nё besё tё Zotit dhe alltisё qё kam me vete.

Pasi hynё nё odё u zhvillua kjo bisedё:
Ali Shukria
Duam tё dimё ҫfarё kёrkoni, cilat janё kushtet tuaja.
Hyseni
Flisni ju tё parёt
Aliu
Zoti Tёrpeza, unё pёrfaqёsoj Beogradin, jam oficer i Titos. Zoti Peҫi pёrfaqёson Tiranёn. Ёshte oficer i Enver Hoxhёs. Lufta ka mbaruar Aleatёt janё me ne. Pёrse ju rrini nё male?
Na keni luftuar neve pas shpine. Sulmuat qytete e fshatra. Megjithatё po jua falim jetёn..
Hyseni
Ne nuk rrimё nё male pёr jetёn tonё porr luftojmё pёr tё drejtat e kombit tonё. Pёr lirinё e shqipatrёve. A nuk e sheh o Ali se ҫfarё po bёni me popullin shqiptar qё nga Manastiri, Ulqini, Plava dhe Presheva? Jeni duke e grirё kёtё popull si nё havan! E harruat masakrёn nё Drenicё dhe nё Tivar? Ky oficeri serb nё krah ka qenё rrogtar nё familjet e shqiptarёve por pastaj qeveria i dha dhjetё hektarё tokё te ne. Ku janё fjalёt e Fadil Hoxhёs “ku i thuhet bukёs- bukё ёshtё Shqipni, ku i thuhet hleba ёshtё Serbi”. Pse Kosova po mbetet me Beogradin dhe jo me Tiranёn?
Hyseni
Po ja jap fjalёn kolonelit Shefqet Peҫi
Shefqeti
Ke tri orё qё flet kundёr vёllezёrve serbё. Ne me kёta vёllezёr e luftuam okupatorin krah pёr krah. Ashtu si nuk ndahet thoi prej mishit, ashtu nuk ndahet Ushtria shqiptare nga Ushtria jugosllave!
Ose prano atё qё thotё Aliu ose unё me ushtrinё time do t’iu zhduk fare. Kёtu kam ardhё me kёtё mision. Nga sot, njё ushtar tё mё vritet nga ju, do i djeg 40 fshatra.
Hyseni
Zotёri, po tё doni digjni 200 fshatra. Unё jam betuar nё Zotin, kombin dhe pushkёn!
Shefqeti
Urdhёro kёtё letёr tё bardhё, shkruani qё luftёtarёt tuaj tё zbresin nga mali!

Nё kёtё moment Hyseni e vuri tytёn e nagantit tё vet nё grykёn e Ali Shukriut. Edhe tytat e pushkёve tё dy trimave tё tij qenё drejtuar nё gjokset e Aliut dhe Shefqetit.
Aliu
Ndёrprite urdhёrin. Me besё tё kemi marrё, me besё po tё shoqёrojmё tё ikish.

Nё ndarje Shqёfqeti tha
Zotёri Tёrpeza, jam i detyruar t’iu ndjek kudo tё jeni!

Mё tej autori Adem Tasholli flet pёr vazhdimin e punёs organizative tё nacionalistёve duke krijuar struktura tё reja pёr Lёvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare, mbajtjen e takimeve nё Mirash e Lipovicё si dhe nxjerrjen e dy proklamatave drejtuar popullit tё Kosovёs 10 muaj pas vendosjes sё pushtetit sllavokomunist.
Kapitulli i fundit i librit i kushtohet odisesё sё marshimit tё grupeve qindra luftёtarёsh nacionaliste pёr nё Greqi, nё pёrpkjeje tё vazhdueshme me brigadat jugosllave dhe tё Shqipёrisё, pёr gati njё muaj rresht ku humbёn jetёn shumё nacionalistё.
Mallёngjyse ёshtё kёnga qё kёta luftёtarё thurёn pasi e kaluan kufirin jugosllavo-grek.
f. 146
Kur kaluam kufirin nat’anё
Dy tri fjalё i patёm thanё
Kur kaluam aty nё kufi
Shikuam malet me dylbi

Lamtumirё more atdhe
Trёndafil pёr ne Ti je
Sot me ty jemi tue u nda
Zoti e di, a kemi ma me u pa

U kujtove me mend e mija
A s’asht gjynah nga Perёndia?
Lotёt pёr faqe na kanё ra
Prej atdheut sot jemi nda,

Edhe nё dekshim nё dhe tё huaj
Amanet Kosova juaj
Amanet ju djemt e ri
Punoni pёr Kosovё e pёr liri!

Edhe pёr ne qё jemi mundue
Mos gaboni pёr me na harrue!
Pra, rroftё Kosova, rroftё Shqipnia
Rtoftё flamuri, rroftё demokracia!

Batdhyl Selimi, 3 janar 2026

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Next post Analizë socio-politike e makiavelizmit “kurtist”