Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e  Bujanocit

Read Time:3 Minute, 12 Second

Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder të Veprimtarit dhe Humanistit Miftar ZARBICA, i rritur në një  territor verilindor pjesë e pa ndashme e Kosovës, edhe luftërat shtriheshin gjatë tër brezit kufitar,  Karadak mbi Preshevë, Malësisë së Bujanocit dhe Kamenicës.

Një personalitet i njohur  për veprat e tij humane, solidaritetin dhe përkushtimin ndaj çështjes Kombëtare, për mbrojtjen e kufirit Shqiptar në trevën e Zarbicës dhe Bujanocit. Miftari ishte Kryeplak i katunit, inciator dhe ndër kontribuesi  i drejtpërdrejtë në ndërtimin e objektit të shkollës në Lagjen Litesh-Zarbicë, menjëherë pas luftë së dytë Botërore, kundër prapambetjes, duke nxitur arsimimin, emancipimin dhe heqjen e zakoneve të vjetra. Ai pas  veti la shumë fjalë të mençura, e inciativa që jan bartur deri në ditët e sotme.

Veprimtarit dhe Humanistit Miftar ZARBICA, është angazhuar për një jetë të tërë duke kontribuar në shumë pajtime gjaqesh dhe ngatërresash jo vetëm në Zarbicë, e Bujanoc,por edhe më gjërë.

Përveç tjerash Miftar ZARBICA, ishte dhe mbeti  një personalitet i asaj ane u dallua për ide të qarta, guxim intelektuali dhe aftësi, shkathtësi  të rralla oratorike. Ishte TRIBUN i vërtetë i Malësisë së Bujanocit, që fliste hapur në Oda, në Tubime, fjalë rasti e fjalime para  masës  popullore dhe  gjithnjë në frymën në brojtje të  identitetit e dinjitetit Kombëtar. 

Kontributit të tij të palodhur dhe me përkushtim njihet pasi me  bashkëveprimtarin  Ilaz Selimin dhe me disa bashkëpunëtorë  konsiderohen që kan incuar  dhe kan kontribuar në rregullimin e rrugës Muhoc-Zarbicë.

 Emërtimi i kësaj rruge është edhe edhe ruajtja e kujtimit për Zarbicën, Malësin e gjithë ato vise ku bashkarisht me shumë Patriot dhe drejtues çetash, ishte bashkëorganizator, ku më 17 nëntor 1944 në Kuvendin e mbajtur në Suharnë, po ashtu bashkëorganizator me përfaqësuesit e rezistencës shqiptare, edhe në mbajtjen e Shtabit Drejtues të rezistencës shqiptare për Kosovën Lindore  që njihet Kuvendi i Zarbicës, mbajtur më 17 dhjetor 1944.

Veprimtari dhe Humanisti Miftari i Azemit të Hasanit nga LITESHI i Zabicës, i Fisit SOPI, nga Nëna Hafize e Baba Azemi, i njohur në rrethin e gjërë edhe Miftar Zarbica.  Babai i Miftarit, Azemi, ishte zën rob luftë si Ushtar i Perandorisë Osmane, në Jemen, për 9 vite, nuk kishte ardhë në shtëpi, dhe familja e konsideroi se është i vdekur apo si  i zhdukur i luftës.

Me këtë emërtim të rrugës, do të pasqyrohet kontributi, mirënjohje për sakrificën, për gjithë bashkëveprimtarët e kohës që ruajtën dhe kultivuan frymën shqiptare. Veprimtaria dhe Humaniteti i Miftar ZARBICËS, do ti bënte nderë punës së tij dhe qytetarëve të kësaj rruge.

Komisioni Komunal i Gjilanit, duke marrë parasysh meritat dhe kontributin konkret për atë Malësi   ka vendosur që rruga  të mbajë emrin e tij, duke nderuar kështu jo vetëm kontributin e tij, dhe kjo iniciativë e Komunës së Gjilanit vlerëson punën e tij të shquar dhe trashëgiminë e lënë.

Emri Miftar, përkujton gjithë familjen e gjërë të trungut që ishte një ndër familjet më të mëdha të Liteshit, kurse Zarbiën e kujtonpasi  është vendlindja si plagë dhe mall, gëzim dhe dhimbje që s’shuhet kurrë.

Miftari la trashëgim 4 djem dhe 3 vajza, dhe sot numron mbi 100 anëtarë, kurse në mesin e nipave është profesori Refik Hasani, djali i Azemit, një aktivist për kauzën e Luginës së Preshevës,  dhe publicis, një studiues e hulumtues shkencor  i njohur.

Për gjithë pasardhësit, kujtimi i tij do të mbetet udhërrëfyes dhe frymëzim për brezat që vijnë për dashurinë ndaj lirisë,  dhe besnikërinë ndaj Kombit.

Falenderime nga familja e Veprimtarit dhe Humanistit Miftar ZARBICA, për Komunën e Gjilanit për këtë veprim nderues, që ruan kujtesën dhe vlerat e figurave të shquara të Gjilanit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Receta pa komb
Next post Ddoli nga shtypi libri me titull “Shtëpia Magjike”