Shqipëria në prag të EURO 2024, mposht Azerbajxhanin me rezultat 3:1
Kombëtarja e Shqipërisë, ka fituar edhe miqësoren e radhës në prag të Evropianit ‘Gjermani 2024’.
Kuqezinjtë mposhtën Azerbajxhanin, me rezultat bindës prej 3-1, të premten mbrëma.
Pas fitores ndaj Lihtenshtajnit, të besuarit e brazilianit Sylvinho edhe në duel me Azerbajxhanin treguan formë të mirë dhe duket se Shqipëria është gati për EURO 2024, event ky që nis më 14 qershor.
Nedim Bajrami (12’), Rey Manaj (81’) dhe Qazim Laçi (88’), shënuan nga një gol për fitoren e Kombëtares shqiptare.
Ndërkaq, për skuadrën e Azerbajxhanit golin e nderit e realizoi Gurbanli (90+1’).
Shqipëria pas kësaj fitore, do të niset drejt Gjermanisë, ku më 15 qershor përballet me Italinë në sfidën e parë të EURO 2024.
Kujtojmë së në Grupin e Shqipërisë është edhe Spanja dhe Kroacia, rival këta tejet të fortë, por kuqezinjtë në tokën gjermane udhëtojnë të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për të bërë surprizën në ‘Gjermani 2024’.
Më shumë storie
Në udhën e lirisë e të bashkimit kombëtar
Nga Xhevahir Cirongu Këto ditë marsi pikërisht më 11 mars 2026, pas një telefonate nga shkrimtari Skënder Kapiti, mëqense koha...
Komuna e Preshevës dhe Ministria shqiptare e Bujqësisë me marrëveshje bashkëpunimi
Komuna e Preshevës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për...
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë unanime në mbështetje të pafajësisë së UÇK-së
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të...
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Pse Albin Kurti marrëdhëniet Kosovë -Shqipëri i çoi në këtë gjëndje
Nga Skënder Sadri KAPITI Albin Kurti dhe LVV Personale e tij që me krijimin e saj mori përsipër promovimin patriotik e...
Mos e uroni 29 Nëntorin- duhet të shpallet ditë zie për kombin tonë që i humbi 47300 shqiptarë
Nue Oroshi Dita e 29 Nëntorit 1944 është dita më e zezë e kombit shqiptarë.Në këtë ditë në vitin 1944...

Average Rating