Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për qind për studentët e Luginës së Preshevës dhe të mos transferohen vendet e rezervuara për ta tek studentë nga komuna të tjera.
Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka deklaruar se kjo kuotë është respektuar plotësisht. Ai tha se studentët e Luginës, ashtu si edhe ata të pakicave të tjera në Kosovë, nuk hyjnë në garë me studentët shqiptarë të Kosovës dhe, për më tepër, kanë prag kalueshmërie më të ulët.
“Për studentët e vendeve të tjera dhe për pakicat në Kosovë, përveç që nuk garojnë me studentët shqiptarë, ata e kanë edhe pragun e kalueshmërisë më të ulët krahasuar me studentët shqiptarë të Kosovës”, tha Hajrullahu.
Ai shpjegoi se në rastet kur nuk arrihet as pragu minimal prej 30 për qind në të dy afatet e testit pranues, atëherë vendet e lira plotësohen nga studentët shqiptarë të Kosovës që janë në listën e pritjes.
Sipas tij, ka pasur dyshime se në kuotën e veçantë për studentët e Luginës dhe pakicat e tjera janë futur studentë shqiptarë nga Kosova, por deri më tani nuk është gjetur asnjë dëshmi.
“Ka pasur dyshime që në vend të studentëve të pakicave dhe të Luginës janë futur studentë shqiptarë nga Kosova, por deri më tani nuk kemi gjetur ndonjë dëshmi. Kushdo që ka prova, le t’i dorëzojë ato në inspektorat”, theksoi Hajrullahu.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
ALBIN KURTI, KRYEMINISTRI I I ERRËT
Nga Skënder Sari KAPITI Kurti një demagog , dhe kur njeriu i etur për pushtet kërkon të rrëmbeje e të...
Prirje e natyrshme e Gani Azemit ndaj historisë
Prishtinë, 25.11.2025 Prirje e natyrshme e Gani Azemit ndaj historisë, shërbeu si themel i angazhimit të mëvonshëm politik dhe shoqëror...
Xhafer Deva nё dritёn e Idriz Lamajt
Idriz Lamaj Xhaferr Deva Prishtinё 2022 Padyshim, Xhafer Deva ёshtё njё personalitet i rёndёsishёm i historisё sonё, sidomos gjatё Luftёs...
Krenaria dardane
Nga Skënder Sadri KAPITI Ëshë krenari të jesh dardanQë për mikun ka bujarinë,Për atdheun trimërinë,Për nder besën e burrërinëQë jep...

Average Rating