Viola von Cramon-Bërnabiqit: Marrëveshjet nuk ndikojnë në rrugën e Kosovës në KiE
Eurodeputetja Viola von Cramon dhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq kanë replikuar në platformën “X”.
Cramon i ka kujtuar Bërnabiqit se Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me proceset integruese të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Sigurisht që nuk jam kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (përkundrazi, jam pro), por Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura me anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në KiE. Nëse keni një mendim tjetër, kjo varet nga ju. Nëse dëshironi të largoheni nga Këshilli i Evropës varet gjithashtu nga ju, por thjesht nuk mendoj se është serioze”, ka theksuar Von Cramon në “X”.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Bërnabiq reagoi në deklaratën e raportueses së PE për Kosovë Viola von Cramon se “Serbia bënë blof se do largohet nga KE nëse Kosova anëtarësohet në atë organizatë”, duke thënë se “Serbia nuk bënë blof dhe nuk duhet të jetë pjesë e hipokrizisë nëse Kosova pranohet në KE”.
Bërnabiq akuzoi Bashkimin Evropian për mungesë kredibiliteti, duke thënë se 11 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit nuk është implementuar akoma Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
“Përfundimisht – çka flet kundër anëtarësimit të Kosovës në KE? Lehtë, ajo që është më e rëndësishme – fakti se në përputhje me drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën e OKB-së Kosova është krahinë autonome e Serbisë dhe jo shtet evropian”, ka thënë ish kryeministrja e Serbisë.

Më shumë storie
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating