Vjosa Osmani në pritjen e presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë.
“Në pritjen e Presidentit Trump në New York, krah liderëve të tjerë botërorë – diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!”, ka shkruar presidentja Osmani.
Ajo gjithashtu ka ndarë fotografi duke u takuar me liderë botërorë gjatë kësaj ngjarjeje, si sekretari amerikan Marco Rubio, kryeministri i Kanadasë Marc Carney, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, e udhëheqësit e Polonisë, Australisë, Argjentinës, Zvicrës e të shteteve të tjera.
Ndërkohë gjatë ditës, Presidentja ka shpërndarë fotografinë me presidentin Trump, me të cilin ka thënë se ka pasur “bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtjesore”.
“Një takim i planifikuar si protokollar me presidentin Trump u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtjesore. Faleminderit presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...

Average Rating