Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi diplomatike

Read Time:3 Minute, 9 Second

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 84.24% e votuesve të diasporës të regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike jashtë Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e votës.

“Nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%. Ndërkaq, nga votimi përmes postës, numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Nga ky lloj votimi, ende nuk kemi të dhëna përfundimtare për numrin e pakove me fletëvotime pasi këto të dhëna do t’i kemi pas përfundimit të procesit të tërheqjes së tyre nga kutitë postare. Sipas të dhënave preliminare, vetëm nga tërheqjet e dy kutive postare, në Berlin dhe Bern, janë tërhequr 18 mijë pako të supozuara me fletëvotime”, njoftoi zëdhënësi Valmir Elezi në një konferencë për media.

Elezi ka thënë se procesi i njëjtë do të bëhet në 38 Qendra Komunale të Numërimit, në të cilat do të punohet me dy orare tashmë për verifikimin e votzave të kandidatëve për deputetë.

KQZ më tej njoftoi se sivjet për të votuar u regjistruan 2,860 persona me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave preliminare, nga 57 vendvotime me kusht, në 38 komuna të vendit, në përgjithësi janë evidentuar në sistem mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orët e hershme të mëngjesit janë numëruar 99,45 për qind e votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave të përditësuara, kanë mbetur pa u numëruar edhe 14 kuti votimi.

Në rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje! vazhdon të prijë me 49,28 për qind të votave, apo 430 mijë e 459 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,99 për qind, respektivisht 183 mijë e 389 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është e treta me 13,58 për qind, apo 118 mijë e 601 vota.

Pasojnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5,68 për qind ose 49 mijë e 598 vota, Lista Serbe me 4,79 për qind apo 41 mijë e 823 vota, si dhe Nisma Socialdemokrate me 1,71 për qind, përkatësisht 14 mijë e 975 vota.

Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përditësimit të fundit në KQZ është 44.99 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje.

https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/results?time=19:00&municipality=0&votingStation=0&pollingClass=0

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Përditësimi i fundit nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë numëruar 99,26 për qind e votave nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, kanë mbetur për t’u numëruar edhe 19 kuti votimi.

Në bazë të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë me 49,30 për qind të votave, apo gjithsej 429 mijë e 979 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,01 për qind, përkatësisht 183 mijë e 258 vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,59 për qind, apo 118 mijë e 490 vota.

Pas tyre pasojnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5,68 për qind të votave, Lista Serbe me 3,74 për qind dhe Nisma Socialdemokrate 1.72 për qind.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post TREKËNDËSHI KUFITAR
Next post “PATRIOTËT” TRADHËTARË