Zgjedhjet në Malin e Zi, Gjeloshaj: Rezultat i shkëlqyer i Forumit Shqiptar, morëm dy mandate
Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar ka thënë se fituan dy mandate në zgjedhjet parlamentare dhe se shpreson që Mali i Zi të ketë një qeveri të qëndrueshme që do ta sjellë atë në Bashkimin Evropian.
Ai ka folur për “Radio Televizionin e Malit të Zi”.
“Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, ka thënë Gjeloshaj.
Ai ka përsëritur se ky është një rezultat i shkëlqyer për këtë subjekt politik.
Genc Nimanbegu: Rruga evropiane e Malit të Zi nuk bëhet pa pakicat e pakica shqiptare është e diskriminuar prej vitesh, bartësi i listës “Aleanca Shqiptare”.
Këtë deklarim ai e ka bërë në kontekst të zgjedhjeve të mbajtura në Mal të Zi.
Ai ka thënë se kanë kërkesa standarde politike: vazhdimin e rrugës euroatlantike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se e shohin veten në koalicion me të gjithë ata që i mbështesin këto parime.
“E kemi ruajtur statusin tonë parlamentar, kemi rritur përqindjen e votave dhe jemi të kënaqur edhe me rezultatet e pakicave të tjera. Ky grup deputetësh do të jetë vendimtar për zhvillimin e Malit të Zi”, ka thënë Nimanbegu.
Ai beson se “lëvizjet në politikë” kanë ndikuar që qytetarët të dalin më pak në zgjedhje.
Ai ka vlerësuar se në politikën malazeze kanë ndodhur ndryshime tektonike.
Më shumë storie
Duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës, Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit
Serbia vazhdon edhe më tej retorikën dhe lobimin kundër shtetësisë së Kosovës, pavarësisht asaj se është nënshkruese e marrëveshjes së...
Serbia mes autoritarizmit dhe rrugës evropiane
Protestat antiqeveritare të nxitura nga një aksident në Novi Sad, vazhdojnë që nga nëntori i vitit të kaluar. Opozita politike...
Kampionati Botëror 2026: Anglia shkund Serbinë midis Beogradit 5:0
Anglia i ka dhënë leksion Serbisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, të martën në Beograd. ‘Tre...
Krizë politike në Serbi, pushteti e opozita kërkojnë përfshirjen e BE-së
Thirrje për përfshirjen e BE-së në zgjidhjen e krizës politike që ka kapluar Serbinë prej muajsh po bëhen gjithnjë e...
Bashkimi Demokratik për Integrim: Shqiptarët në Maqedoni të Veriut sistematikisht po margjinalizohen
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur shqetësimin më të thellë për atë që e cilëson si realizim sistematik të...
Gjenocidi në Srebrenicë, 30 vjet më pas: Plagë e hapur në ndërgjegjen e Ballkanit
Sot mbushen 30 vjet nga një prej tragjedive më të mëdha që ka ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë...

Average Rating