Emmanuel Macron takon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurti
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pritur në një takim në Francë nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti kanë udhëtuar në Paris, me ftesë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.
Atje ishte paralajmëruar edhe një takim Kurti-Vuçiq, por nuk dihet nëse do të ndodh, kjo pasi Vuçiq deklaroi se “nuk beson që do të ketë takim me Kurtin”.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti doli me një video ku i informoi qytetarët për këtë vizitë në Paris, teksa tha se ka mundësi të ketë edhe takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. I kemi dy propozime në tavolinë: ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka thënë Kurti.
Më shumë storie
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...

Average Rating