Kimberly West mirëpret aktgjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Read Time:1 Minute, 27 Second

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka mirëpritur aktgjykimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë, duke paralajmëruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të vazhdojë hetimet dhe ndjekjet penale për vepra të tilla.

Sipas njoftimit të ZPS-së, Gjykata shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë tentativën për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindjen ndaj gjykatës, përmes përpjekjeve të paligjshme për të ndikuar te dëshmitarët e mbrojtur.

Gjykata theksoi rolin udhëheqës të Thaçit në koordinimin e këtyre përpjekjeve, duke e shpallur atë fajtor edhe për shkeljen e fshehtësisë së procedurës. Ndërkaq, Hajredin Kuçi u shpall fajtor për një akuzë të mosbindjes ndaj gjykatës, ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Duke komentuar vendimin, Kimberly West deklaroi se aktgjykimi dërgon një mesazh të qartë se askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për përpjekjet për të cenuar sundimin e ligjit, për të zbuluar materiale konfidenciale të gjykatës apo për të ndërhyrë te dëshmitarët, pavarësisht pozitës apo statusit të tij.

Ajo theksoi se ndërhyrjet e tilla cenojnë integritetin e procesit gjyqësor dhe se ZPS-ja do të vazhdojë të jetë e vendosur në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, akuzat në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët u ngritën mbi bazën e audioincizimeve të fshehta, të autorizuara nga gjykata, si dhe materialeve të sekuestruara.

Këto materiale, sipas ZPS-së, dëshmojnë se Thaçi, gjatë kohës sa ndodhej në paraburgim në Hagë, u kishte dhënë udhëzime të paligjshme vizitorëve të tij për të kontaktuar dëshmitarë të ZPS-së në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj tij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Next post OVL e UÇK-së: Vendim i papranueshëm