SHBA dënon incidentet e dhunshme në veri të Kosovës
Shtetet e Bashkuara dënojnë incidentet e dhunshme të ditëve të fundit në veri të Kosovës, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Komentet e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit pasojnë incidentet e dhunës në veri të Kosovës, ku të ejten një polic u plagos lehtë në një sulme me armë. Tensionet në veriun e Kosovës u rritën me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veriun e vendit. Gjatë javës grupe qytetarësh serbë penguan hapjen e zyrave të Komisioneve komunale të zgjedhjeve ndërsa policia njoftoi për të shtëna e shpërthime, por pa dëme në njerëz.
“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”
Rritja e tensioneve në veri të Kosovës ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve më 18 dhjetor dhe autoritetet kanë lënë të hapur mundësinë e shtyrjes së tyre, gjë që është kërkuar edhe nga diplomatët perëndimorë.
Zgjedhjet u shpallën pas largimit të përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës mes mospajtimeve mbi përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Procesi zgjedhor po bojkotohet nga Lista Serbe që është subjekti kryesor i serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit dhe ka mbajtur pushtetin në të gjitha komunat me shumicë serbe.
Më shumë storie
ShShASh: MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË "PAPA KLEMENTI XI ALBANI" MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E...
Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Nga: Prof. Osman Ahmetgjekaj,Sueds / Förslöv, 31.05.2026Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....

Average Rating