Gary Peters: SHBA-ja do të qëndrojë përkrah Kosovës në çdo hap
Senatori amerikan Gary Peters ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin dhe përkrahin Kosovën.
Ai, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se pjesë e diskutimeve ishte edhe mbështetja e FSK-së.
“Ne kemi një shprehje në SHBA, në njëfarë mënyre jeni duke bërë më shumë se që mundeni. Kosova është duke e bërë atë që duhet për të mbrojtur lirinë, demokracinë në të gjithë botën. Keni një qëndrim dhe mbështetje të fuqishme për Ukrainën”.
“Kosova e di më mirë se shumë shtete të tjera se çka mund të ndodhë kur një vend shkel sovranitetin dhe ju sjell horrorin e tmerrin njerëzve që jetojnë dhe janë brutalizuar nga një autokrat që shkel atë sovranitet”.
“Ju jeni këtu dhe po vazhdoni të luftoni për mbrojtjen e sovranitetit e shtetit tuaj për këtë arsye SHBA-ja do të qëndrojë përkrah jush për çdo hap”, ka thënë Peters.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating