Të shtëna armësh në Leposaviq, gjendet një veturë e braktisur e brenda saj një “AK-47”
Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit të hënën janë raportuar të shtëna me armë zjarri.
Një qytetar ka raportuar në Polici se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, ku më pas Policia ka gjetur veturën e braktisur dhe brenda saj një “AK-47”, transmeton Zeri.info.
“Është raportuar nga një qytetar se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, Policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një ‘AK-47’. Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje, e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë. Rasti në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e Policisë.
Më shumë storie
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...
Adem Jashari dhe Familja Jashari janë shëmbulli më i lartënë histori i sacrificës për liri, atdhedhe komb
Nga Skënder Sadri KAPITI Komandanti legjendar, heroi i madh kombëtar, Adem Jashari dhe heroizmi madhështor i Familjes Jashari janëEpopeja më...
Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit
Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në...
SOT, NË UNIVERSITETIN “ISA BOLETINI” NË MITROVICË, U PËRURUA LIBRI “NXËNËSI ËSHTË E ARDHMJA”, I AUTORES LENDITA UKA IBISHI
Nga Violeta Hoxhaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani", Suedi.Mitrovicë, 16 qershor...
Përfundon numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit
Numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është përmbyllur dhe është konfirmuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës....
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...

Average Rating