As Kurti nuk është kundër të Gjithëve, As të Gjithë nuk janë kundër Kurtit…!
Nga Ramiz LUSHAJ – Tiranë

Po më duket shqetësues fakti se në shumë media, në disa komente e opinione të politikanëve, diplomatëve, analistëve, po deklarohen: -“Të gjithë janë kundër Kurtit”- Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në fakt duhet deklaruar ndryshe: jemi pro apo kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila qysh në Nenin e Parë të saj sanksionon: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.
Realisht e konkretisht Kurti– Kryeministër i Republikës së Kosovës, është me/për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 15 qershorit 2008 për të cilën ishin e mbeten në dakordësi edhe faktori ndërkombëtar, Shtetet e KUINT-it, NATO, BE, etj.
Kryeministri Kurti edhe me aktet e hapat në Veri të Kosovës, edhe të ditëve të fundit, është për Kosovën “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, sepse po lufton për secilën nga këta elementë/faktorë kushtetues të Nenit të parë të Kushtetutës, sepse njërit prej këtyre faktorëve/elementëve t’i heqim atëherë bie Shtetësia e Kosovës, bie Kosova…!
Më shumë storie
Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës
Shkruan:Mr.Sc.Refik Hasani Pasivizimi i adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminimi, duhet kuptuar është...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Kush është “tradhtari”, Kurti apo Osmani?
Nga Skënder Sadri KAPITI Cilido individ i veshur me pushtet, qoftë kryeministër, president, deputet apo punonjes administrate shtetërore, jurist, gjyqtar...
Kurti nuk e “tradhëtoi” Osmanin.
Nga Skënder Sadri KAPITI Askush nuk është mbi legjitimitetin demokratik. Presidentin e Kosovës e zgjedh legjitimiteti demokratik dhe zbatimi i...
Për kolltukun e Presidentit Kosova nuk ka pse shkon në zgjedhje, kur është zgjidhja
Nga Skënder Sadri KAPITI Po bëhet shumë zhurmë politike, mediatike e “intelektuale” në Kosovë për zgjedhjen e Presidentit.Aty të mëncurit...
Letër miqësore një mikut tim në Dardani
Eshref Ymeri I dashur miku im dardan,Siç jeni në dijeni, gjatë një periudhe 20-vjeçare (2004-2024), kam pasë botuar në internet...

Average Rating