Ekspozitë e parë në ambient të hapur e 27 artistëve nga Lugina e Preshevës
Për herë të parë në Luginën e Preshevës, në ambient të hapur, tek penda e Rahovicës, para shumë dashamirëve të artit është prezantuar ekspozita e 27 artistëve nga Lugina e Preshevës që paraqitën punimet e tyre (vizatime, pikturë, grafikë, art në guri, dizajn mode, dizajn enterier, arkitekturë).
Ekspozita është organizuar nën patronatin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, me kuratorë Shqipërim e Valmira Fejzullahun. Po ashtu, është shfaqur një “Stand up comedy” nga aktori Artan Ibishi.
Kryetari i KNSH-së, z.Nevzad Lutfiu ka thënë se ngjarja kulturore si kjo na prek në identitetin tonë kulturor.
“Andaj nuk do të ndalemi së promovuari aktiviteteve të tilla”, ka thënë ai.
Në ekspozitë janë prezantuar edhe veshje tradicionale shqiptare me motive nga Medvegja.
Më shumë storie
Standardet e dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
/Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të...
Hapja e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës
Hapja e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës së Preshevës, ishte dhe...
Standardet e dyfishta të BE-së për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
Refik Hasani /Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së...
Shaip Kamberi: Stërvitjet serbe ndikojnë në sigurinë rajonale
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me stërvitjet ushtarake të zhvilluara nga Serbia në Komunën...
Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës
Shkruan:Mr.Sc.Refik Hasani Pasivizimi i adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminimi, duhet kuptuar është...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...

Average Rating