Vjosa Osmani ka marrë garanci nga z.Biden për mbështetjen SHBA-së për Kosovën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
Në një bashkëbisedim me Presidentin Biden, Presidentja Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të.
“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja poashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova’, thuhet në njoftim të Presidnecws.
Sipas njoftimit, pas këtij bashkëbisedimi, presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanci të fuqishme nga presidenti Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës.
Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit.
Osmani: Kosovë – SHBA, aleancë e lirisë – aleancë e përjetshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan Joe Biden, gjatë qëndrimit në SHBA.
E para e shtetit ka postuar në Facebook një fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, me mbishkrimin “Aleanca e lirisë. Aleanca e përjetshme”.
Presidentja Osmani, po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, me ç’rast rast ajo ka pasur një sërë takimesh me shumë liderë botëror.
Më shumë storie
ShShASh: MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË "PAPA KLEMENTI XI ALBANI" MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E...
Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
Nga: Prof. Osman Ahmetgjekaj,Sueds / Förslöv, 31.05.2026Rizgjedhja e Hysen Ibrahimit në krye të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....

Average Rating