Besnik Bislimi: Qeveria dënon ashpër sulmin vandal ndaj familjes shqiptare në Medvegjë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dënuar sulmet ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.
Për këtë, të dielën kishte alarmuar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Bislimi ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta monitorojë këtë situatë.
“Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
”Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi Shaip Kamberi kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht. në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Bislimi në Twitter.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating