PVD dënon ashpër sulmin ndaj familjes shqiptare në Medvegjë
Partia për Veprim Demokratik përmes kryetarit Shaip Kamberi ka reaguar ashpër duke dënuar sulmin që një grup i serbëve ka kryer ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.
“Partia për Veprim Demokratik dënon kategorikisht aktet e dhunës dhe frikësimit të familjes së Ruhan Muharremit në Medvegjë” thuhet në regimin e Kamberit
Një grup i panjohur ka kryer akte vandalizmi duke hedhur gurë dhe mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.
“Ne kërkojmë që autoritetet e sigurisë të ndërhyjnë menjëherë për të ruajtur rendin dhe qetësinë dhe për të siguruar që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos jenë të ekspozuar ndaj abuzimeve dhe tmerreve të tilla.
Gjithashtu, ftojmë Bashkësinë ndërkombëtare të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë situatën e sigurisë me kujdes, sidomos në Luginën e Preshevës” ka deklaruar Shaip Kamberi
Kujtojmë se familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja mbrëmjen e kaluar u kërcënua nga një grup personash të maskuar. Serbë që kanë kënduar për rreth gjysmë ore këngë nacionaliste kanë hedhur edhe gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.
Më shumë storie
Zgjedhjet në Luginë, Shaip Kamberi: Organet shtetërore të Serbisë po ndërhyjnë në zgjedhjet lokale
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se nga nëndegët në terren po marrin informacione...
Zgjedhjet në Luginë të Preshevës, Kurti: “Ku më thërrasin, unë shkoj”
Me sloganin “Me mendje dhe zemër” dje në Prishtinë u mbajt tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginë, në të cilën...
Fushata zgjedhore në Preshevë: Ardita Sinani hapi sot fushatën parazgjedhore me Forumin e Gruas së PVD – së
Në një atmosferë triumfale, agjendën e takimeve të fushatës sot e vazhduam me Forumin e Gruas të Partisë për Veprim...
Një delegacion i Partisë së Veprimit Demokratik pritet në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje
Në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje është pritur një delegacion i Partisë së Veprimit Demokratik, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë,...
Shaip Kamberi: Diskriminimi në Preshevë po vazhdon, institucionet po heshtin
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi ka reaguar për diskriminimin enorm ndaj shqiptarëve në...
PVD fton partitë shqiptare të Luginës për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare
Partia për Veprim Demokratik në mbledhjen e sotme me të gjitha strukturat e saj ka vendosur t’i dërgojë ftesë të...
Average Rating