Vuçiqi pranon epërsinë e Kurtit në Bruksel: Bëri një truk të mirë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një truk të mirë, por afatshkurtër në Bruksel, sepse fillimisht ka pasur një takim me zyrtarë evropianë dhe ka ofruar të nënshkruajë të tre dokumentet, sepse e dinte që Beogradi nuk do ta pranonte pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB.
“E ka provuar edhe më parë dhe dje ishte fare e sigurt, por nuk mendoj se mund të ndodhë më. Kurti takimin e parë e ka pasur me përfaqësuesit e fuqive të mëdha evropiane, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe më pas kreun e Këshilli Evropian dhe Borella dhe Lajçak. Dhe ai ua prezantoi idenë – le t’i nënshkruajmë të tre dokumentet”, tha Vuçiq për TV Pink.
Vuçiq deklaroi se bëhet fjalë për marrëveshjen e dytë të Brukselit dhe Ohrit dhe propozimin e fundit që mbërriti në Beograd më 21 tetor për Asociacionin.
“Pse e solli, sepse e kishte të qartë se Serbia nuk mund ta nënshkruante sepse e kam thënë tashmë 10 herë, por ai e di që liderët e vendeve të mëdha nuk e dinë çdo detaj dhe pastaj u përpoq ta shiste. Dhe fjala është sigurisht për një truk, sepse ai nuk është aspak i gatshëm të formojë Asociacionin”, theksoi presidenti serb.
Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating