Pas humbjes, Vuçiqi kërcënon me vetorganizim të mbështetësve të SNS-së
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, partia e të cilit pësoi humbje në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura të dielën, ka kërcënuar se mbështetësit e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) mund të vetorganizohen nëse institucionet shtetërore nuk reagojnë lidhur me hyrjen e protestuesve në televizionin Informer.
Vuçiqi i bëri këto deklarata gjatë shënimit të festës partiake, duke kërkuar nga organet shtetërore të kryejnë detyrat e tyre dhe të reagojnë ndaj asaj që ai e cilësoi si “terror ndaj njerëzve”.
“Nëse shteti nuk reagon, në ditët në vijim do të na duhet të marrim vendimet tona. Nëse vazhdon terrori ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe, rrahjet, sulmet, thyerjet dhe gjithçka tjetër, ndërsa organet shtetërore nuk ndërmarrin asgjë, do të detyrohemi të vetorganizohemi”, deklaroi Vuçiqi, duke shtuar se përgjegjësia për këtë do të jetë e institucioneve.
Ai tha se organet shtetërore kanë detyrim të veprojnë pavarësisht nëse u pëlqejnë apo jo personat e përfshirë.
Duke komentuar ngjarjen e një dite më parë në televizionin Informer, ku studentët hyn në ambientet e tij dhe kërkuan që drejtuesi i këtij televizioni t’u kërkojë falje për propagandën e vazhdueshme kundër tyre, Vuçiqi pretendoi se ndërhyrja e njësive policore kishte parandaluar pasoja më të rënda për drejtorin e këtij mediumi, Dragan Vuçiçeviq.
Ngjarja ka nxitur reagime në Serbi, ndërsa organizata të shoqërisë civile dhe shoqata të mediave kanë paralajmëruar dorëzimin e një iniciative te Rregullatori për Media Elektronike (REM), me kërkesë për heqjen e licencës së televizionit Informer.
Më shumë storie
Serbët e Kosovës votuan 71,63 për qind për listën e Vuçiqit
Humbja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi dhe mundësia e formimit të një qeverie të re...
Pesë ditë para zgjedhjeve në Serbi, Vuçiq e pranon se është duke humbur
Lista e Studentëve në Serbi prin ndaj listës “Serbia e Bashkuar” të presidentit Aleksandar Vuçiq, sipas një sondazhi të publikuar...
Zyrtarët e Serbisë po e shfrytëzojnë aktgjykimin e Hagës
Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së po përdoret nga zyrtarët serbë në diskursin politik ndaj Kosovës. Beogradi...
Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”
Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e...
ShShASh: MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË "PAPA KLEMENTI XI ALBANI" MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E...
Aleksandar Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran
Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin...

Average Rating