ShShASh: MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE

Read Time:1 Minute, 58 Second

SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË “PAPA KLEMENTI XI ALBANI” MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË
JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”,
Suedi (SHSHASHS), mbështet fuqishëm protestat e studentëve shqiptarë në
Shkup, të cilat janë organizuar kryesisht për të kërkuar të drejtën e dhënies së
provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Këto protesta përfaqësojnë një
reagim të drejtpërdrejtë ndaj politikave aktuale që lidhen me përdorimin e
gjuhës në sistemin arsimor dhe atë profesional në Republikën e Maqedonisë
së Veriut.
SHSHASHS dhe kryetari i saj z. Hysen Ibrahimi, është duke i përcjellë me
vëmendje këto zhvillime, të cilat u intensifikuan gjatë muajve prill dhe maj të
vitit 2026, duke reflektuar pakënaqësinë në rritje të studentëve ndaj
vendimeve të institucioneve kompetente në fushën e arsimit dhe drejtësisë.
Studentët, me të drejtë, kërkojnë trajtim të barabartë dhe respektim të të
drejtave të tyre themelore, veçanërisht në aspektin e përdorimit të gjuhës
amtare.
SHSHASHS konsideron se një nga shqetësimet kryesore mbetet detyrimi që
provimet profesionale, përfshirë provimin e jurisprudencës, të zhvillohen
vetëm në gjuhën maqedonase. Shoqata vlerëson se studentët argumentojnë në
mënyrë të qëndrueshme se, duke qenë se të gjithë ciklin e studimeve
universitare e kanë përfunduar në gjuhën shqipe, një kërkesë e tillë është e
padrejtë dhe përbën diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj tyre dhe ndaj gjuhës së
tyre amtare. Gjuha shqipe është pjesë përbërëse e identitetit historik, kulturor
dhe shoqëror të shqiptarëve në këto troje.
Lidhur me propozimin e zëvendëskryeministrit të parë, z. Bekim Sali, sipas të
cilit pjesa teorike e provimit të jurisprudencës do të zhvillohej në gjuhën
shqipe, ndërsa pjesa praktike do të mbetej në gjuhën maqedonase,
SHSHASHS e konsideron këtë zgjidhje të papranueshme dhe diskriminuese
për studentët shqiptarë. Shoqata mbështet qëndrimin e studentëve, sipas të
cilit kjo zgjidhje e ndërmjetme nuk garanton barazi të plotë dhe nuk i plotëson
kërkesat legjitime për përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha fazat e provimit.
Për studentët protestues, kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me barazinë, dinjitetin
dhe respektimin e të drejtave të tyre si qytetarë.
SHSHASHS bën thirrje që institucionet kompetente të Republikës së
Maqedonisë së Veriut të gjejnë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, në
përputhje me standardet demokratike dhe parimet e mosdiskriminimit.
Gjithashtu, Shoqata shpreh gatishmërinë që shqetësimet e studentëve
shqiptarë t’ua paraqesë edhe institucioneve përkatëse në Suedi, me qëllim
sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për respektimin e të drejtave
gjuhësore dhe arsimore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në emër të SHSHASHS
Violeta Hoxhaj
Sekretare e Përgjithshme.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Me rastin e 148 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, protestuesit: Të gjithë shqiptarët në protestë
Next post Kauzat e protestës gjithkombëtare në Tiranë: protestohet për gjithcka pasi politika në 35 vjet nuk ka bërë asgjë të hajrit