Sot në ora 16:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, gjatë mbledhjes së sotme të këtij komisioni.
Seanca pritet të mbahet sot në ora 16:00 e jo si ishte paralajmëruar më parë, në 15:00, e ku pritet edhe miratimi i një rezolute për rastin, ka njoftuar ai.
Qorroli ka drejtuar akuza ndaj prokurores, duke kërkuar që ajo të japë llogari para ligjit. Këto pretendime ai i ka lidhur me reagimin institucional ndaj kërkesës së Arlindës për ndihmë.
Rasti ka nxitur shqetësime edhe për reagimin e institucioneve, pasi Zekaj kishte kërkuar mbrojtje vetëm tri ditë para se të gjendej e vdekur.
Në një parashtresë drejtuar kryeprokurores së Pejës, ajo kishte kërkuar masa urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrat për ta mbrojtur.
Në letrën e saj, Zekaj kishte kërkuar zbatimin e menjëhershëm të një vendimi gjyqësor dhe nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në trajtimin e rastit, duke përmendur edhe Qendrën për Punë Sociale.
Më shumë storie
Besnik Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar vonesat në përcaktimin e procedurave për amendamentimin e Ligjit për...
Albulena Haxhiu: Kuvendi do të votojë për ligjin e Speciales
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja,...
Shqiptarët e Luginës së Preshevës votuan për të ardhmen e tyre politike
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë votuar për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë. Përmes një liste...
Shaipi Kamberi: Pasivizimi i adresave na pamundësoi mandatin e tretë
Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar për RTK-në se shqiptarët janë...
Luginë e Preshevës: Lista e përbashkët zgjedhore synon të rrisë përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi
Shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë të forcojnë përfaqësimin e tyre politik në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përfaqësuesit shqiptarë, të...
Edi Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se pas akteve të dhunshme gjatë protestave qëndron një axhendë për destabilizimin e...

Average Rating