Edi Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se pas akteve të dhunshme gjatë protestave qëndron një axhendë për destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së tij drejt së ardhmes.
Rama i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo.
Ai tha se në protesta është përfshirë një grup personash me qëllim destabilizimin e vendit.
“Një listë domethënëse, përfaqësuese e një komponenti dhunues protestues që është integruar në këtë masë të larmishme personash me një qëllim shumë të qartë: destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës sonë duke na kthyer mbrapsht në të shkuarën”, deklaroi Rama.
Ai pretendoi se pas personave të përfshirë në dhunë qëndrojnë krimi i organizuar dhe ndikime të huaja.
“Natyrisht që pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar, si dhe duar të huaja. Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte përsëri reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste e cila minimalisht duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin mbi mosdistancimin nga dhuna”, u shpreh Rama.
Kryeministri shqiptar theksoi se qeveria është e vëmendshme ndaj problemeve dhe arsyeve që i shtyjnë qytetarët të protestojnë, por bëri dallimin mes kërkesave të tyre dhe përdorimit të dhunës.
“Gjuhës së gurit, gjuhës së hurit, gjuhës së zjarrit, gjuhës së urrejtjes, gjuhës së ofendimeve dhe të kërcënimeve… nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse ne duam një të nesërme të sigurtë për këtë vend dhe për fëmijët tanë”, deklaroi Rama.
Më shumë storie
Luginë e Preshevës: Lista e përbashkët zgjedhore synon të rrisë përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi
Shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë të forcojnë përfaqësimin e tyre politik në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Përfaqësuesit shqiptarë, të...
Sali Berisha: Sot e gjithë Shqipëria është në Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot për mediat se gjithë Shqipëria sot është në Tiranë në mbështetje të...
Tiranë: Protesta e 12-të, kryeqyteti shqiptarë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë
Protesta e 12-të në kryeqytet u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, dëmtime të pronës publike dhe...
Protestat studentore në Shqipëri meritojnë Çmimin Nobel për Paqe
Nga Skënder Sadri KAPITI Për 135 ditë me radhë rinia patriotike shqiptare protestoi paqësisht për liritë dhe të drejtat qytetare, për...
Protestat studentore të Lëvizjes për Triumfin e Kombit sot, si Lëvizja dhe politika e Donald Trump 2016
Nga Skënder Sadri KAPITI Me këtë shkrim timin unë dua të ballafaqohem dhe të përballem me establishmentin korruptiv të politikës së vjetër,...
Triumfi i Kombit: I gjithë Kombi në mbështetje të protestave të rinisë studentore
Nga Skënder Sadri KAPITI Peticioni i mbi një mijë profesorëve dhe pjesmarrje e tyre në mbështetje të protestave studentore, të kërkesve të tyre...

Average Rating