Kurti nga Gjilani: Jemi të interesuar që t’i mbështesim shqiptarët e Luginës së Preshevës në çdo aspekt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekzekutivi që ai e udhëheqë vazhdimisht po e rrit buxhetin për shqiptarët e Luginës së Preshevës, derisa shtoi se “jemi të interesuar që t’i mbështesim ata në çdo aspekt”.
Këto komente, Kurti i bëri nga Gjilani, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni, pasi që u pyet nga gazetarët nëse beson se shqiptarët që jetojnë në Serbi do të arrijnë që të fitojnë mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare atje, të cilat do të mbahen më 17 dhjetor, dhe se a po u jep mbështetjen e tij atyre në këtë proces.
“Natyrisht që ne japim kontributin tonë që zëri dhe interesi i shqiptarëve të jenë sa më shumë të përfaqësuar dhe ky kontribut i yni bëhet nëpërmjet takimeve me ta, sidomos nëpërmjet këshilltares time për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani”, tha Kurti.
Në këtë mënyrë, theksoi ai, “të krijohet edhe bashkëpunimi i ngushtë, por edhe organizimi sa më i madh për sa më shumë mandate atje”.
Sa i përket numrave sesa mandate mund të marrin shqiptarët në parlamentin e Serbisë, kreu i ekzekutivit theksoi se nuk mund ta dijë një gjë të tillë, pasi që tha se Serbia nuk është vend demokratik sikurse ne, “por gjithë mbështetjen [shqiptarët e Luginës] tonë e kanë”.
“Këtë vit e kishin buxhetin 2 milionë euro, për vitin e ardhshëm e kemi shtuar, e kemi bërë 3 milionë euro. Kështu ne po vendosim dyshemenë, përfundi së cilës nuk do të mund të shkojë as qeveria e jonë në vitet e ardhshme, por as një qeveri në të Ardhmen sa i përket ndihmës për Luginë”, shtoi.
Më shumë storie
Për vrasjen e Arlinda Zekajt, arrestohen dhe ish-vjehrra e ish-kunati i saj
Katër persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës....
Xhelal Sveçla për rastin e Arlindës: Para drejtësisë edhe ata që e dinin rreziku
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të katër personave të tjerë të dyshuar për përfshirje...
GJAKU I ADEM BEQIRIT, NJËRIT PREJ PERSONALITETEVE TË NDRITURA TË MITROVICËS
Hysen Ibrahimi, Suedi / Förslöv, 23.11.2026 (Adem Beqiri, njëri ndër figurat e ndritura të Mitrovicës dhe anëtar i të ashtuquajturit...
Vlora Çitaku: E turpshme dhe e papranueshme
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin e Gjykatës...
OVL e UÇK-së: Vendim i papranueshëm
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj...
Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shpallur aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil...

Average Rating