Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme. Kështu thuhet në njoftimin e Departamenti Amerikan të Shtetit, ku bëhet e ditur se Blinken do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani nga data 14 deri 17 shkurt.

DASH-i njofton se Blinken do të vizitojë Tiranën, duke e vlerësuar Shqipërinë si një partnere kyçe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Vzita e Blinken në Shqipëri thuhet se ka për synim që të rikonfirmojë lidhjet e forta mes Uashingtonit dhe Tiranës.
“Sekretari Amerikan i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në Mynih, Sekretari Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut si pjesë e delegacionit amerikan të kryesuar nga zëvendës presidentja Kamala Harris. Sekretari do të mbajë takime dypalëshe për të nënvizuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqe dhe siguri e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlantike. Sekretari Blinken do të bashkohet gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë për një forum publik mbi multilateralizmin”, thuhet në njoftimin për shtyp të DASH-it.
Në Gjermani, Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike.
Më shumë storie
Në udhën e lirisë e të bashkimit kombëtar
Nga Xhevahir Cirongu Këto ditë marsi pikërisht më 11 mars 2026, pas një telefonate nga shkrimtari Skënder Kapiti, mëqense koha...
Komuna e Preshevës dhe Ministria shqiptare e Bujqësisë me marrëveshje bashkëpunimi
Komuna e Preshevës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...

Average Rating