Bajram Begaj: Edhe Porto Romano do të bëhet bazë detare e NATO-s
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, bëri me dije në RTSH se baza detare e Porto Romanos tashmë është në axhendën e NATO-s

Pas takimit me komandantin e NATO-s, gjeneralin Christopher Cavoli, Begaj tha se është në planet e NATO-s që baza detare e Porto Romanos të përcaktohet si bazë mbështetëse për Aleancën dhe se tashmë pritet të marrë miratimin politik.
“Edhe kjo temë pati vendin e saj në diskutimin tonë dhe u vlerësua shumë ceremonia hapëse e bazës ajrore taktike të Kuçovës që për ne është një investim strategjik ndërsa për NATO-n është forcim i kapaciteteve në atë rajon he patjetër që NATO është një organizatorë politko-ushtarke që forcën nuk e ka vetëm te ushtria, por edhe politike. Duke qenë në atë rajon NATO dha mesazhin e plotë që është organizatë mbrojtëse dhe nëpërmjet mbrojtjes ajo mbron vlerat demokratike të asaj që ajo përfaqëson.
U diskutua edhe për objektivin tjetër madhor që ka Shqipëria për dhënien në dispozicion të Aleancës edhe të një baze detare dhe Portio Romano është vlerësuar nga Komanda Operacionale e Napolit dhe patjetër që është në planet e NATO-s për t’u përcaktuar si një bazë suportive. Nuk është më një dëshirë e jona por është futur në planet konceptuale të NATO-s për të marrë miratimin politik të saj sepse kuptohet që vlerësohet nga pikëpamja e strategjisë ushtarake dhe më pas merret vendimi politik”, deklaroi Presidenti i Shqipërisë.
Më shumë storie
Disa këshilla për drejtuesit e protestave patriotike rinore e qytetare
Nga Skënder Sadri KAPITI Rinia patriotike gjithshqiptare që po protestoni prej më shmë se dy muaj, mos lejoni që sakrificën...
Triumfi i Kombit/Askush nuk mund t’a pengojë Lëvizjen e Historisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Askush, asnjë armik sado i madh nuk ka mundur të pengojë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Lëvizjen e...
Protestat për Triumfin e Kombit/News 24 krenari kombëtare
Nga Ilir Teki Skrapari Prej 51 ditësh në Shqipëri po mbahen protestat më të mëdha patriotike në Historinë e Shqipërisë.Janë...
Pa TV NEWS 24, Protestat e Lëvizjes për ‘Triumfin e Kombit’ do ishin në terr informativ
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 50 dItë që në Tiranë rinia patriotike dhe qytetarët shqiptarë po mbajnë e zhvillojnë...
Lëvizja për Triumfin e Kombit: Protestat paqësore patriotiko-demokratike të Rinisë shqiptare
Skënder Sadri KAPITI Këtë shkrim të mëposhtëm po e dergoj për botim me rastin dhe në mbështetje të protestave patriotike të Brezit të...
Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”
Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e...

Average Rating