Albin Kurti-Escobarit: E nevojshme që t’i kërkohet Serbisë llogari për Banjskën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për takimin me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Kurti falënderoi Escobarin për angazhimin dhe mbështetjen e ShBA-së, ndërsa shtoi se ekziston nevoja që t’i kërkohet llogari Serbisë për sulmin në Banjskë.
Ai theksoi se e ka informuar Escobarin lidhur me hapat që ka ndërmarrë qeveria për çështjen e dinarit.
“Fantastike të takohesh me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e ShBA-së dhe nevojën që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin e Banjskës. Gjithashtu e informova për hapat që ka ndërmarrë qeveria dhe gatishmërinë për të mirëpritur sugjerimet”, ka shkruar Kurti në X.

Më shumë storie
SOT, NË UNIVERSITETIN “ISA BOLETINI” NË MITROVICË, U PËRURUA LIBRI “NXËNËSI ËSHTË E ARDHMJA”, I AUTORES LENDITA UKA IBISHI
Nga Violeta Hoxhaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani", Suedi.Mitrovicë, 16 qershor...
Përfundon numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit
Numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është përmbyllur dhe është konfirmuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës....
Gabuan votuesit në Kosovë: votuan një zgjidhje hibride mes korrupsionit dhe patriotizmit
Nga Skënder Sadri KAPITINë Shqipëri protestë për Shqipërinë etnike kurse në Kosovë nuk shkojnë në votim se përtojnë dhe s’mund...
Kosova votoi-KQZ shpall rezultatet: VV 42,92%, PDK 21,04%, LDK 17,62% dhe AAK 7,18%
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultat preliminare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot. Në konferencën për media, kryetari...
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...

Average Rating