Gabriel Eskobar: SHBA ka punuar në favor të Kosovës dhe ajo duhet të dëgjojë
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka vizituar sot Qeverinë e Kosovës. Ai është i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Escobar gjatë ditës ka qëndruar në Pejë, ku është takuar me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri si dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Gorazhdeci, por edhe me të rinj shqiptarë, serbë e boshnjakë.
Ai po ashtu ka vizituar edhe Manastirin e Deçanit.
Escobar pas përfundimit të takimit tha se vendimi i BQK-së ka shkaktuar disa vështirësi për disa qytetarë të këtij vendi, dhe Qeveria duhet të merret me këtë sfidë dhe ta diskutojë këtë.
Ai ka thënë se shpreson që Qeveria të jetë fleksibile në diskutimet e të martës. “Shpresoj që Qeveria e Kosovës të jetë fleksibile në diskutimet në dialog të martën, sa i përket rregullores së BQK-së”.
Escobar tha se ka përgëzuar kryeministrin për vendimin për pronat e Manastirit, që ishte një vendim i vështirë, por i domosdoshëm.
“Kishim një diskutim shumë të mirë, kryeministri ka premtuar se do të merr disa vendime për propozimet që i kemi ofruar”, shtoi ai.
Ecobar ka thënë se çdo gjë që ka bërë SHBA-ja në ka qenë për Kosovën, se e përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se pas Ohrit, SHBA e ka përkrahur kandidaturën e Kosovës për Këshill të Evropës, ka përkrahur proceset demokratike, përfshirë edhe zgjedhjet në veri.
“Çdo gjë që kemi bërë, ka qenë për Kosovën dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në ndërkohë shpresojmë që Kosova të dëgjojë shqetësimet tona”, tha Escobar.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...
Përderisa afati 34-ditëshe rrjedhë, partitë ende pa marrëveshje për zgjedhjen e presidentit
Mes pritjeve nga partia në pushtet, që partitë opozitare ta propozojnë një kandidat për president dhe vetë opozitës që po...
Gjithçka gati përër finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026, në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë
Pak orë na ndajnë nga sfida historikë mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë. Dardanët dhe turqit do të ndeshen në...

Average Rating