Ariana Shoshi-Musliu optimiste për pranimin e Kosovës në KiE
Të hënën Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, te pika e katërt e rendit të ditës ka diskutuar raportin për aplikimin e Kosovës në APKE. E përfaqësues të Kosovës e kanë quajtur ditë të rëndësishme për Kosovën nga se të martën atje mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare, ku rreth orës 16:00 pritet të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Po ashtu në këtë sesion do të diskutohet raporti i znj. Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezent.
Anëtarja e delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentarë të KiE, deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu është optimiste se të martën do të votohet pro anëtarësimit në KiE.
“Është e jashtëzakonshme që është një frymë pozitive , për një votim pozitivë për Republikën e Kosovës. Vlen të theksohet se kjo është krejt në përmasa të Asamblesë Parlamentare ku dhe do të paraqiten amendamente të cilat vetëm sa kanë kaluar në dy komitetet të rëndësishme”, tha Shoshi-Musliu në “Info Plus’ të RTK-së.
Ajo ka thënë se është e bindur që me lotimin që është bërë jo vetëm këto dy ditë por edhe më parë pritet që të kemi një rezultat pozitiv për vendin.
“Nesër është hapi i dytë më i rëndësishëm për pranimin e Kosovës në KiE, ndërkaq hapi i parë ka qenë votimi i raportimit të Dora Bakoyannis në Paris dhe hap;i i tretë dhe final është në komitetin e ministrave i cili do të mbahet në muajin maj”, tha Shoshi-Musliu.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...

Average Rating