
Ivica Daçiq: `Ditë turpi` në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Nënkryetari i parë i qeverisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se 16 prilli është “ditë turpi“ në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pasi shumica e deputetëve të saj e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë kushtuar të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të demokracisë.

Në Asamblenë Parlamentare votuan 171 deputetë, nga të cilët 131 ishin “pro”, 29 ishin “kundër”, ndërsa 11 abstenuan.
Siç raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS), Ivica Daçiq tha se Serbia do të vazhdojë luftën e saj “me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi të mos miratohet nga Komiteti i Ministrave më 16 maj.
“Do ta shohim vlerën e fjalës së bashkësisë ndërkombëtare që i dhanë presidentit Aleksandar Vuçiq se Kosova nuk do të pranohet në Këshillin e Evropës derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe. Ose do të jetë sërish gënjeshtër”, tha Daçiq.
Më shumë storie
Duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës, Serbia shkel marrëveshjen e Brukselit
Serbia vazhdon edhe më tej retorikën dhe lobimin kundër shtetësisë së Kosovës, pavarësisht asaj se është nënshkruese e marrëveshjes së...
Serbia mes autoritarizmit dhe rrugës evropiane
Protestat antiqeveritare të nxitura nga një aksident në Novi Sad, vazhdojnë që nga nëntori i vitit të kaluar. Opozita politike...
Kampionati Botëror 2026: Anglia shkund Serbinë midis Beogradit 5:0
Anglia i ka dhënë leksion Serbisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, të martën në Beograd. ‘Tre...
Krizë politike në Serbi, pushteti e opozita kërkojnë përfshirjen e BE-së
Thirrje për përfshirjen e BE-së në zgjidhjen e krizës politike që ka kapluar Serbinë prej muajsh po bëhen gjithnjë e...
Bashkimi Demokratik për Integrim: Shqiptarët në Maqedoni të Veriut sistematikisht po margjinalizohen
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur shqetësimin më të thellë për atë që e cilëson si realizim sistematik të...
Gjenocidi në Srebrenicë, 30 vjet më pas: Plagë e hapur në ndërgjegjen e Ballkanit
Sot mbushen 30 vjet nga një prej tragjedive më të mëdha që ka ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë...
Average Rating