Edi Rama uron Kosovën: Hap historik
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar Kosovën që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi Opinionin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës si shtet anëtar.

Ai ka falënderuar të gjithë miqtë e partnerët e Asamblesë Parlamentare, që mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Evropës.
“Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Evropës”, ka shkruar Rama në Facebook.
Tutje ai ka thënë se tani hapi i fundit historik është në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: “Vulosjen e këtij anëtarësimi pa të cilin mozaikut evropian të Këshillit të Evropës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm Kosova”.
https://www.facebook.com/ediramaal/
Më shumë storie
Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Kuvendi i Shqipërisë doli sot me një draftdeklaratë mbi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-liderët e UÇK-së,...
Sali Berisha: Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së, i padrejtë dhe i pamerituar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e...
KASH: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu sot zhgënjim dhe shqetësim të thellë pas aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e...
PROTESTAT PATRIOTIKE, GAZETA “SOT” DHE ZGJIMI I MADH PËR TRIUMFIN E KOMBIT
Nga Skënder Sadri KAPITI Patriotizmi, demokracia, liria dhe virtytshmëria gjënden në popull, mirëpo fatkeqësisht politika gjithshqiptare gjithmonë vetëm sa ka...
Triumfi i Kombit – Ose me politikën e korrupsionit, padrejtësisë e tradhëtisë ose me protestat patriotike e demokratike në Tiranë
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptarë për lirinë kombëtare, për shtetin etnik shqiptar dhe për demokracinë e prosperitetin kanë sakrifikuar breza...
Triumfi i Kombit/Shqiptarë! Patriotizmi, e vërteta dhe demokracia sot janë te protestat
Nga Skënder Sadri KAPITI Po mbushen 66 ditë nga protestat patriotike, paqësore dhe demokratike që po mbahen në Tiranë nga...

Average Rating