Ç’është kjo Gjykatë Speciale në Kosovë?!
Nga Skënder Sadri KAPITI

Kundërshtiin e kësaj Gjykate unë e kam bërë edhe para miratiit të saj nga parlamenti i Kosovës dhe pas saj. Ja cfarë unë kisha paralajmërur që me 29 Nëntor 2019 në shkrimin me titull: Ç’është kjo Gjykatë Speciale për luftëtarët e UÇK-së ?!
“Çfarë është ky institucion hetimor europian antishqiptar, kundër vlerave të rezistencës kombëtare shqiptare ndaj gjenocidit terrorist ushtarako-policor serb?
Nuk ka bërë vaki ndonjëherë që të gjykohet viktima për krimet që ka kryer krimineli dhe pushtuesi e makineria kriminale e terroriste e tij.
E di që pas Luftës së Dytë Botërore janë gjykuar dhe dënuar kriminelët nazistë dhe jo rusët, britanikët, francezët dhe amerikanët dhe as ushtritë dhe ushtarët dhe as gjeneralët e tyre , të cilët edhe ata pavarësisht se ishin çlirimtarë dhe lufta e tyre ishte çlirimtare dhe e drejtë, edhe ata në kushtet e situatave të jashtëzakonshme të cilat i imponon lufta edhe ata kanë vrarë gjermanë, italianë dhe japonezë të pafajshëm gra, fëmijë ,pleq dhe kanë rrënuar e shkatërruar duke bombarduar qytete, por që atyre nuk iu bë ndonjë gjyq, sepse lufta është një gjëndje e jashtëzakonshme dhe jo normale ku bien shtete dhe kombe të përfshra në të dhe dënimi e ndëshkimi, pra gjyqi, u duhet bërë shkaktarëve prej të cilëve edhe vjen lufta.
Nuk e di se ku qëndron ndryshimi midis pushtuesve nazi-fashistë të Luftës së Dytë Botërore prej fashisto-komunistëve serbë, apo vetëm në atë se prej nazifashizmit e pësoi edhe Europa dhe perendimi dhe prej komunisto-fashistëve serbë e pësuan vetëm shqiptarët?
Lufta në Kosovë ishte luftë e drejtë kundër një barbarie gjenocidiste të tmerrshëm të paparë në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore që vrau , masakroi, gjymtoi dhe dhunoi me mijra e mijra shqiptarë të pafajshëm apo vetëm për fajin se ata ishin shqiptarë; luftë e cila rrënoi dhe shkatërroi qindra fshatra dhe qytete, që shkaktoi dhunë dhe tmerre njerëzore të pallogaritshme e të paimagjinueshme, gjenocid që përzuri dhe dëboi nga trojet dhe shtëpitë e tyre 1 milion shqiptarë.
Dhe kjo ishte edhe arsyeja që SHBA dhe NATO ndërmorën ndërhyrjen vendimtare ushtarake në mbrojtje të lirive dhe të të drejtave njerëzore, në mbrojtje të një kombi të cilit i kërcënohej dhe i rrezikohej egzistenca dhe jeta.
Dhe të ngrihet një Gjykatë Speciale për të gjykuar Luftën Çlirimtare dhe UÇK-në është absurditet i madh dhe i pakuptimtë që e kompromenton rëndë këtë ndërmarrje europiane, pasi është njësoj sikur të gjykohet edhe vetë NATO-ja e cila ishte çlirimtarja e Kosovës dhe e popullit të saj.
Ky është realisht një manipulim dhe intrigë e politikës së sponsorizuar dhe të ngritur nga Serbia e cila kërkon që të shfajësohet ndërkombëtarisht për gjenocidin e saj kundër shqiptarëve duke e barazuar autorësinë e krimit dhe të genocidit të saj me viktimën, me qëllim për të sabotuar dhe penguar njohjet e Shtetit të Kosovës dhe integrimin ndërkombëtar të saj në OKB dhe në BE.Qëllimi i ngritjes së kësaj gjykate është njollosja e vlerave të larta clirimtare dhe fisnike të luftës heroike të UÇK-së, kjo përbën dhe do shënojë një gabim të rëmdë historik që bënë të gjithë ata që e kanë votur miratimin e kësaj GJykate antishqiptare.
Ata shqipfolës të cilët janë edhe formulues të dosjeve me “fakte” thashethemnajash, shpifjesh ,intrigash dhe tradhëtish, ata janë edhe entuziastë dhe e mirëpresin këtë Gjykatë.
Dhe këta shqipfolës janë në një hap dhe në sinkron me gjenocidin dhe shovinizmin serb.
Ata janë nostalgjikët , serboservilët e serbofilët të cilët kanë nostalgji për kumbarinë dhe pobratimin e bashkim-vëllazrimit titist të tyre me ta, janë shërbëtorët dhe pasardhësit e atyre të cilët janë ndjerë mirë në regjimin sllavo-serb.
Si ka mundësi që të ngrihet një Gjykatë speciale “mono-etnike”, gjykim vetëm kundër krimeve të supozuara te pjestarëve të UÇK-së, të ngritura nga një mercenar i Beogradit si Dick Marty bazuar në gënjeshtra dhe shpifje kundër atyre të cilët krimi dhe gjenocidi i tmerrshëm serb i detyroi që ata të marrin armët për t’u mbrojtur dhe për ta çliruar atdheun nga ky gjenocid mbi 100 vjeçar.
Mos vallë Europa e bëri këtë edhe për të kënaqur Beogradin dhe Moskën?
Pra , përsëri Europa vazhdon t’i kënaqë ata dhe nuk i mjafton Europës fakti se ajo i kënaqi fqinjët sllavë duke u dhuruar e falur atyre trojet shqiptare. Akoma Europa kërkon të kënaqë pasi nuk u ngop ajo me atë se po Europa ishte ajo e cila e miratoi dhe e pranoi kolonizimin 100 vjeçar serb të Kosovës në vitin 1913, dhe për pasojë të gjitha tragjeditë shqiptarëve u erdhi nga kjo prapaskenë e vendimarrjes kriminale europiane.
Pavarëssht presionit ndërkombëtar, Parlamenti i Kosovës nuk duhej ta kishte miratuar ngritjen e kësaj gjykate, sepse një veprim i tillë përbën një vendim kundër vlerave kombëtare, kundër luftës së lavdishme çlirimtare të UÇK-së; një vendim i cili bën të mundur transferimin e drejtësisë vendore të Shtetit të Kosovës në duart e ndërkombëtarëve i cili përbën një cënim të sovranitetin të Republikës së Kosovës, pasi i besohet drejtësia një strukture ndërkombëtare.
Ky është një dështim tjetër i madh i politikës kosovare, përveç asaj të krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe dhe të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi , marrëveshje këto me pasoja të rënda dhe me dëm të madh kombëtar.
Kjo verteton ate te cilen e ka shprehur edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë se politikanët shqiptarë për shtëpinë e shesin atdheun.
Kjo do të thotë pra se politikanët tanë mbi gjithçka kanë interesin personal dhe për të janë gati që të tolerojnë dhe të kontrabandojnë si me interesat ashtu edhe me imazhin kombëtar.
Këtë gjë e bën vetëm një politikë e interesave të ngushta personale dhe pa vizion, e bën një politikë e paaftë, e korruptuar, e papërgjegjshme, frikacake dhe servile, pasi e paska pasur më të lehtë politika në Kosovë që të votojë për një gjykatë speciale ndërkombëtare se sa një Ligj Lustracioni për politikën, se sa një Reformë në Drejtësi dhe për një Ligj VETTING-u, për miratimin e të cilit politika aktuale në Kosovë as që e ka ndërmënd që ta ndërmarrë një nismë të tillë.
Kosova realisht ka nevojë pra, për tjetër gjë, ka nevojë për një demokraci dhe patriotizëm real, ka nevojë për një Reformë rrënjësore në Drejtësi, për një Ligj VETTING-u ku të pastrohet politika, drejtësia, administrata, policia dhe sistemi; ka nevojë për një shtet ligjor: ka nevojë për ndihmë logjistike, juridike dhe infrastrukturore dhe për një mbikqyrje dhe monitorim të rreptë nga SHBA për VETTING-un dhe për ligjzbatueshmërinë ashtu si Shqipëria, pasi, edhe për Kosovën problem më i mprehtë dhe akut janë sot korrupsioni i tejskajshëm dhe krimi i politikës dhe i drejtësisë. Kosova ka nevojë për një politikë të re dhe ndryshe nga kjo elitë dhe establishment politik.
Pra, për Kosovën nuk duhet një Gjykatë speciale për një aspekt të veçantë të trilluar dhe të sponsorizuar nga ishkolonizatori serb por duhet një reformë gjithpërfshirëse VETTING-u politik, juridik dhe gjithpërmasor institucional ku pastaj edhe të gjykohen drejt dhe në mënyrë të paanshme krimet e çdo kohe dhe të çdo lloji: si krimi i tradhtise, ai politik, demokratik, ekonomik, korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi me pronat , me paranë dhe me detyrën e postin publik.
Durrës, dt. 29 /11/ 2017
Shënim: Unë u kam thënë që atëhere disa shokëve me potencë të madhe politike në Kosovë që të mos e miratojnë këtë gjykatë. Mirëpo kështu ndodh kur politikëbërja bien në dorë të injorantëve, kur ajo bie në dorë të atyre që kanë interesin personal parësor e që për të janë të gatshëm që të sakrifikojnë gjithcka nga interesat kombëtare; që janë të gatshëm për korrupsion dhe për të përfituar pushtet, pasuri dhe paranë në mënyrë të paligjshme.Kështu ndodh kur për interesa të ngushta pushteti shpërdoron, keqpërdor dhe shfrytëzon edhe vlerat e luftës dhe të sakrificave të popullit dhe të Luftës heroike e të Lavdishme të UÇK-së.Prej kësaj politike të mbrapshtë Kosovës i erdhën edhe shumë të këqija të tjera si pazaret në dëm të territorit të Kosovës, Bashkësia e Komunave me shumicë serbe etj.
Ngritjen e kësaj gjykate e kanë dashur dhe sponsorizuar serbët, rusët dhe e kanë mbështetur edhe qarqe politike dhe politikanë shqiptarofobë nga Europa; pro saj kanë qenë ish funksinarët dhe ishpushtetarët, spiunët dhe agjentët e ishkolonizarorit serb dhe islamofobët serbogrekofilë shqipfolës.Po këta janë edhe ata që sot pengojnë e bllokojnë ngritjen e institucioneve të Kosovës; ata të cilët nuk respektojnë vullnetn demokratik të popullit të Kosovës; ata të cilët dhe prej të cilëve Kosova është në krizë disavjecare politike, parlamentare dhe institucionale. Është absurditet që të akuzohet për vendimin e dënimit të 4 ishkrerëve të UÇK-së ata të cilët ishin kundër dhe nuk e votuan miratimin e kësaj Gjykate.

Average Rating