Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje

Read Time:2 Minute, 44 Second

Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuara të Kosovës.  Ish-presidenti Hashim Thaçi ka mohuar çfarëdo përfshirje në vrasje, një ditë pasi Gjykata Speciale e dënoi me 25 vjet burgim nën akuzat për krime lufte. Në një shkrim në X, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq e ka cilësuar vendimin me “gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike, që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor”.

Përmes një postimi në X, Mishetiç ka thënë se Thaçi shpreh mirënjohjen e tij për mbështetjen që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe ndërkombëtarisht, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mbeten paqësorë në reagim ndaj vendimit të djeshëm.

Sipas tij, avokatët e Thaçit do ta apelojnë aktgjykimin pranë Panelit të Apelit, duke pretenduar se gjatë procesit janë bërë gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procedurave.

“Hashim Thaçi dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e madhe që ai dhe Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të qëndrojnë të qetë në përgjigje të padrejtësisë së djeshme. Avokatët e Thaçit do ta apelojnë aktgjykimin e djeshëm të Trupit Gjykues pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), duke pretenduar gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike që kanë cenuar drejtësinë e procesit gjyqësor. Gjatë gjithë gjykimit, Mbrojtja ka ngritur vazhdimisht shqetësime lidhur me drejtësinë procedurale, përfshirë shtrirjen e gjerë të pyetjeve të bëra drejtpërdrejt nga anëtarët e Trupit Gjykues, në një mënyrë që nuk krijonte përshtypjen e paanshmërisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, mbrojtja mban qëndrimin se ndërhyrjet gjyqësore e kanë kaluar kufirin e kërkimit neutral të së vërtetës, duke cenuar përshtypjen e paanshmërisë të kërkuar sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Ai tha se kjo mungesë paanshmërie tashmë përshkon edhe aktgjykimin e Trupit Gjykues.

“Mbrojtja parashtron se gjetjet e Trupit Gjykues për fajësinë përtej dyshimit të arsyeshëm mbështeten në prova të pamjaftueshme dhe të pakorroboruara. Për më tepër, Trupi Gjykues dje deklaroi publikisht se z. Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit, pasi kishte urdhëruar të gjitha palët në këtë çështje që të mos e diskutonin rastin e z. Allaqi në seancë publike dhe pasi kishte urdhëruar që të gjitha provat lidhur me këtë rast të mbaheshin konfidenciale. Kështu, Trupi Gjykues e ka shpallur publikisht fajtor z. Thaçi për një vrasje, ndërsa njëkohësisht i ka mbajtur të mbrojtura nga shqyrtimi publik provat mbi të cilat është bazuar ky përfundim. Z. Thaçi do ta mirëpriste një shqyrtim të tillë publik të provave. Mbrojtja do t’i apelojë vendimet e Trupit Gjykues për shkeljen e të drejtave të tij themelore për një gjykim të drejtë, të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta e Kosovës. Z. Thaçi mohon shprehimisht çdo përfshirje në vrasje. Respektimi i standardeve rigoroze të drejtësisë procedurale është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë penale. Mbrojtja do ta dorëzojë zyrtarisht njoftimin për apelim pranë Panelit të Apelit, me qëllim korrigjimin e këtyre gabimeve faktike, ligjore dhe procedurale”, tha ai.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post UÇK-ja është lavdia, krenaria, liria është vetë Kosova, është  gjithshqiptaria
Next post Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës