PROTESTAT PATRIOTIKE, GAZETA “SOT” DHE ZGJIMI I MADH PËR TRIUMFIN E KOMBIT

Read Time:4 Minute, 37 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Patriotizmi, demokracia, liria dhe virtytshmëria gjënden në popull, mirëpo fatkeqësisht politika gjithshqiptare gjithmonë vetëm sa ka spekulluar dhe përfituar prej tyre për të realizuar qëllimet për pushtet, pasuri dhe për interesa personale.Fakti që per herë të parë në historinë e Shqipërisë zhvillohen protesta të tilla me kauzë kryesore, atë kombëtare, atë për Shqipërinë etnike, unë këto protesta i kam quajtur Protesta për “Triumfin e Kombit”, pasi këto kauza unë i ka paralajmëruar se do t’i kërkojë që të realizohen nga një Lëvizje e Re rinore,  qytetare dhe nga një elitë e mirëfilltë intelektuale, dhe kjo ka qenë arësyeja dhe motivi që më ka shtyrë para 14 vitesh që të shkruaj edhe Librin e “Triumfi i Kombit” .

Pavarësisht se jemi në epokën moderne të internetit, këtyre protestave u është bërë nga politika, korrupsioni, krimi dhe nga oligarkia ekonomiko-politiko-mediatike një embargo inkuizicioniste.

KU SI SHËMBULL PO SJELLIM GAZETËN “SOT”: SË CILËS KA VITE QË PUSHTETI, ELITA E VJETËR POLITIKE, PIKËRISHT KJO  ELITË QË SOT  KËRKON T’A NDËSHKOJË HOVI PARTRIOTIK RINOR NË KËTO PROTESTA AFRO TREMUJORE, PIKËRISHT KJO   POLITIKA E  VJËTËR , E KORRUPSIONIT DHE E TRADHËTISË I KA VËNË EMBARGO, SEPSE KJO POLITIKË KËRKON DHE SYNON QË T’A MBAJË OPINIONIN NË TERR INFORMATIV.

Kauzat për të cilat protestojnë sot rinia dhe qytetaria shqiptare, këto kauza  i ka mbrojtur dhe promovuar pikërsisht gazeta  patriotike “SOT”që kur ajo doli në shtyp. Që atëhere kjo gazetë ka qenë opozita e vërtetë kundër politikës dhe pushtetit të regjimit të korrupsionit që u montua para 35 vitesh dhe që ka kulmuar sot. Mediat e tjera, televizionet dhe gazetat e Tiranës  i ka karakteriziuar servilizmi, njëanshmëria dhe mercenarizmi e shërbimi për politikën e pushtetin. Ato kanë ndryshuar kahje servilizmi sa herë ka ndërruar pushteti i këtij sistemi kriminal korrupsioni e tradhëtie publike, media që janë reklama pushteti e politike dhe jo media reale, opozitare, të ndershme dhe të paanshme.

”SOT”është e vetja gazetë në Shqipëri por pse jo edhe në Kosovë e cila i përkushtohet dhe pozicionohet pro dhe në mbështetje  unitetit dhe të konsensusit  politik të politikës kosovare për zgjidhjen e krizave politike atje; që mbështet shtrirjen e sovranitetit dhe të legjitimitetit të Shtetit të Kosovës në të gjithë territorin , është Gazetë e cila nuk lejon hapësira për të ashtuquajturit opinionistë nga Kosova të cilët vijnë në Shqipëri dhe bëjnë punën e shërbëtorit dhe të mercenarit mediatik dhe të servilit politik të pushtetit që rastis të qeveris në Shqipëri; nuk u mundëson hapësira dështakëve , egoistëve dhe inatqorëve injorant që përcjellin dhe mundohen të helmojë  me përcarje  krahinore dhe fetare. Është e vetmja gazetë në Shqipëri kritike e qendrimeve antiKosovë të politikanëve dhe të politikës 35 vjecare të tranzicionit në Shqipëri.

Këto protesta të  sotme   duke bërë krahasimin me të shkuarën  janë shëmbullore dhe të një kulture të lartë qytetarie shqiptare, janë ngjarja më e madhe që po zhvillohen në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, sepse janë protesta mbarëkombëtare në emër të së drejtës së shqiptarëve për Shqipërinë etnike; për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar; janë protesta shëmbull i lartë i një kulture e civilizimi paqësor që po i tregojnë botës  por edhe miqve të shqiptarëve , po u tregojnë atyre  se shqiptarët janë të aftë që t’a bëjnë, kërkojnë dhe t’a fitojnë të drejtën e tyre të madhe: atë për shtetin etnik dhe modern;demokracinë dhe t’a mbrojnë lirinë dhe pavarësinë kombëtare ashtu si ua do interesi i tyre dhe njëkohësisht që është edhe e drejta dhe e vërteta shqiptare.

Sot si Shqipëria ashtu edhe Kosova ndodhen në udhëkryq  prej politikës dhe prej politikanëve të saj , prej korrupsionit, hajnisë, tradhëtisë dhe të zullumqarëve të cilët sakrifikojnë gjithcka të Shqipërisë, të Kosovës dhe shqiptarëve për interesa personale, familjare ,klanore e partizane.

Populli merr atë se cfarë punon e meriton. Tani shqiptarët më në fund e kanë kuptuar se cfarë ishte komunizmi dhe neokomunizmi pas tij. Mirëpo e keqja politike dhe tradhtia kombëtare kur infektojnë rëndë shoqërinë nuk mposhten dhe nuk ndëshkohen  aq lehtë, ato janë si  sëmundja që hyn lehtë por shërohet me shumë vështirësi.

 Këto protesta  dhe mediat e vërteta kombëtare si gazeta “SOT”po bëjnë zgjimin dhe ndëgjegjsimin e madh për fitoren dhe Triumfin e Kombit

Shqiptarët sot  po i shohin,  po i dëgjojnë, po i prekin dhe po i shprehin fatkeqësitë dhe traumat që u janë shkaktuar atyre nga politika e vjetër komuniste dhe kjo neokomunisto-kapitaliste e pashpirt e këtij tranzicioni. Sot shqiptarët e kanë vrarë frikën , frikë të cilën ka prej më shumë se 20 vite që e ka vrarë Gazeta e guximshme “SOT”.

Zgjohuni shqiptarë dhe guxoni të mbështesni Lëvizjen  histiorike rinore për Triumfin e Kombit, të drejtësisë, lirisë, demokracisë dhe të virtyteve e te vërtetave të larta kombëtare.Shqiptarë nëse dështon kjo Lëvizje e këtyre protestave, një gjë dihet se ajo që do humbasë është Shqipëria.

POR KUJDES! DUHET VIGJILENCË QË KAUZAT E KËTYRE PROTESTAVE TË MOS TRADHËTOHEN   SIKURSE QË SHQIPTARËT POTHUAJSE GJITHMONË JANË TRADHËTUAR NGA PARITË E TYRE DHE NGA POLITIKA DHE POLITIKANËT E TYRE.HISTORIA KA VERTETUAR SE SHUMË ASISH PATRIOTËSH KUR KA MBËRRITUR PUNA PËR PUSHTET,PRIVILEGJE, PËR PARANË E PASURINË DHE  PËR INTERESAT PERSONALE  KANË BËRË EDHE TRADHËTINË.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kosovë qëndro fort se je Kosova e Sylejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Azem Bejtës, Adem Jasharit etj.
Next post Intervistë e Mr.Sc.Refik Hasanit Lidhur me 𝗥𝐄𝗖𝐈𝗣𝗥𝗢𝗖𝐈𝐓𝐄𝐓-in