Kosovë qëndro fort se je Kosova e Sylejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Azem Bejtës, Adem Jasharit etj.
Nga Skënder Sadri KAPITI
Kosova, politikanët e saj,sot kanë shumë nevojë që të marrin shëmbullin e burrave dhe të patriotëve të mëdhenj të saj ; Kosova sot, sidomos pra politikanët e saj të sjellin në kujtesë dhe të tregojnë respektin dhe mirënjohjen më të madhe karshi brezave të cilët sakrifikuan gjithcka deri edhe jetën për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe për Shqipërinë etnike. Kosovë qëndro fort se je Kosova e Sylejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Azem Bejtës, Adem Jasharit etj.
Politikanë të Kosovës nëse keni burrërinë, fisnikërinë dhe patriotizmin e dëshmorëve dhe të heronjve të Kosovës , bëni një “sakrificë” shumë, shumë të vogël për interesin kombëtar, bëni atë dhe mos e mbani peng dhe mos e mbani në krizë institucionale shtetin shqiptar të Kosovës. Nuk kërkohet ndonjë gjë e madhe që të “sakrifikoni” por shkoni në parlament dhe zgjidhni institucionet e Kosovës; zgjidhni kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin dhe Presidentin. Për këtë ju kanë votuar shqiptarët dhe ju kanë derguar dhe zgjedhur si përfaqësues të tyre.
Ju bëni detyrën kombëtare sepse asgjë tjetër më shumë nuk kërkohet nga ju, sepse populli me taksat e tij ju mban dhe paguan pikërisht për t’i shërbyer shtetit dhe qytetarëve dhe jo për të krijuar kriza, korrupsion, hajni e tradhëti për të cilat tashmë keni hyrë në histori shumica e ju përfaqësuesve kuvendare, qeveritarë dhe pushtetarë që po dëmtoni rend, tollovi. imazhin e shtetit gjë të cilën aq shumë e dëshirojnë armiqt e kombit.
Politikanë të Kosovës ju nuk po mundni me u marr vesh dhe as me u pajtu nderveti për interesin kombëtar dhe bëni sikur po “interesoheni” aq shumë për problemet globale si për Ukrainën dhe për Lindjen e Mesme, jeni duke ia bërë si Enver Hoxha si puna e atij budallës që qeshte e tallej me te gjithë por që të gjithë qeshnin me të. Ju politikanë të Kosovës që shumë prej jush ato mandate deputeti, diplomati,ministri e shtetari i keni për merita injorance të thellë, akrabaje fisnore, korrupsioni e servilizmi është e vështirë që Kosova të shohë ndonji hajër të madh prej jush. Dhe prandaj Kosova i ka punët kështu sic i ka, tollovi gjithandej sa po cuditen edhe miqtë ndërkombëtarë.

Average Rating