Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së

Read Time:36 Second

Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me gjithsej 81 vjet burgim.

Protestuesit u mblodhën në kryeqytetin austriak, duke mbajtur flamuj kombëtarë kuqezi dhe flamuj me logon e UÇK-së, si dhe parulla me mbishkrimet “Liria Ka Emër”, “Liri për Çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”.

Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, për krime lufte.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në vende të tjera, përfshirë Nju Jorkun, Kanadanë, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Vlerat dhe Vepra e UÇK-së janë Liria, Pavarësia dhe Shteti i Kosovës
Next post Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”