Triumfi i Kombit/Shqiptarë! Patriotizmi, e vërteta dhe  demokracia sot janë te protestat

Read Time:1 Minute, 29 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Po mbushen 66 ditë nga protestat patriotike, paqësore dhe demokratike që po mbahen në Tiranë nga rinia dhe qytetaria shqiptare.Janë protestat më të mëdha dhe më historike të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, por më e rëndësishmja e këtyre protestave janë kauzat e tyre.Janë protesta patriotike, paqësore dhe demokratike të cilat përditë e më shumë po ndërgjegjsojnë tërë kombin shqiptar, po e zgjojnë dhe po japin kushtrimin për emancipimin dhe konsolidimin e patriotizmit dhe të demokracisë; janë protestat  e të vërtetës, të lirisë dhe të drejtësisë , protesta të këtyre virtyteve më të larta të dinjitetin njerëzor e kombëtar kundër politikës  dhe pushtetit të këtij tranzicioni.

NË SHQIPËRI GJATË GJITHË HISTORSË SË SHTETIT SHQIPTAR, SHQIPËRIA ËSHTË QEVERISUR APO MË SAKT ËSHTË SUNDUAR NGA POLITIKA, PLITIKANËT  DHE PUSHTETET TË CILAT KANË PUNUAR TRADHËTISHT DHE PANDERSHMERISHT KUNDËR INTERESAVE KOMBËTARE DHE TË SHQIPTARËVE.

Për herë të parë në Shqipëri kemi sot  protestë të cilën nuk e drejtojnë politikanë dhe as pushtetarë, dhe prandaj kjo protestë gjithkombëtare ka ngjallur shpresë e besim  gjithpopullor. Tek kjo protestë gjithkombëtare  flet zëri i antarëve të kombit, dëgjohet  liria, e vërteta dhe kërkohet të ndahet Shqipëria nga e kaluara komuniste dhe ajo post komuniste; kërkohet ndëshkimi i tradhëtisë, pabesisë, mashtrimeve  dhe të pazareve politike me pasuritë dhe me trojet shqiptare. Prandaj shqiptarë  mbështesni këto protesta kombëtare deri në fitoren e kauzave patriotike, demokratike dhe qytetare.Intelektualë , guxoni dhe vepronica edhe ju në mbështetje të rinisë dhe kombit shqiptarë., sepse deri tani ju jeni fshehur. SHIKONI NË EKRANIN E TV  NEWS 24 , SHIKONI NË EKRANIN E TIJ GUXIMIN RINOR QË KA VRARË FRIKËN , DHE HIQENI FRIKËN EDHE JU INTELEKTUALË DHE GUXONI.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Next post Adem Jashari , simboli dhe shëmbulli më i lartë në Historinë botërore i sakrificës për liri kombëtare