Adem Jashari , simboli dhe shëmbulli më i lartë në Historinë botërore i sakrificës për liri kombëtare
Nga Skënder Sadri KAPITI

Ish-kryeadministratori i parë i Kosovës, Bernard Kushner ka thënë se “liria dhe sakrifica e jashtëzakonshme e komandantit legjendar meritojnë nivelin më të lartë të njohjes botërore.
Një çmim si ai i Nobelit për lirinë do t’i takonte drejtpërdrejt Adem Jasharit dhe familjes së tij për shkak të flijimit madhor”.
Cdo shqiptar me shpirt të pastër shqiptari ndjehet krenar për këtë vlerësim të lartë dhe real bërë nga ishkryeadministratori i Kosovës.Mjafton vetëm kjo që ta marrin si leksion edhe shqiptarët, sepse është një vlerësim nga një i huaj bërë për heroin kombëtar Adem Jashari për sakrificën e tij dhe të familjes së tij për kombin e vet.
Adem Jashari dhe Familja e tij janë rast i vecantë dhe unik në botë për sakrificë njerëzore për lirinë, pavarësinë dhe për të drejtat kombëtare.Kjo e bën të padiskutueshëm se Adem Jashari është Heroi kombëtar i Kosovës.
Një shëmbull të tillë sakrifikimi për liri e pavarësi kombëtare do t’a kishin pasur zili edhe shtetet e kombet më të mëdha të botës.
Ka në Botë , ka në historinë botërore por edhe në atë shqiptare burrështetas dhe heronj, por lavdinë ata e kanë marrë prej sakrificave të popujve dhe të kombeve të tyre dhe nuk i kanë dhënë atë se cfarë ka dhënë Adem Jashari dhe familja e tij për Atdheun e Kombin.
Në historinë botërore , heronjve të kombeve historinë e kanë shkruar ata dhe oborri i pushtetit të tyre, ndërsa Historia e Adem Jasharit dhe e familjes së tij është shkuar sot në epokën modern
në kohën e veprës kombëtare madhore të tij dhe nuk ka nevojë që të “gërmohet” nëpër arkiva botërore sic bëhet për të shkuarën dhe për heronjt e së shkuarës.
Armiku më i mdh i shqiptarëve dhe sidomos i Kosovës janë sllavët që pushtuan Ballkanin dhe që ngritën perandoritë e tyre si Serbia dhe Bullgaria.Dhe hero kombëtar i Kosovës është ai i cili ka kundërshtuar dhe që ka luftuar kundër gjenocidit sllav dhe përpjejtjeve të tyre për asimilimin e shqiptarëve dhe për deshqiptarizimin e trojeve shqiptare.
Hero i vërtetë kombëtar është ai i cili ka sakrifikuar për Kombin e vet dhe jo për të tjerët, për kombet e tjera.

Average Rating