Tv “news 24”, ekrani që mbeshtet dhe përcjell te shqiptarët mesazhin patriotik të protestave, Triumfin e Kombit

Read Time:1 Minute, 21 Second

Nga AV. Ilir Malindi

Sot në Shqipëri shënohet dita e 68-të që po mbahen protestat patriotike më të mëdha në historinë e shqiptarëve.Duke vështruar historinë kombëtare shqiptare këto protesta paqësore sot , kjo është një Histori zhvillimore në Lëvizje për triumfin e kombit, këto protesta të kujtojnë Lëvizjen e madhe , atë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa Tv “news 24” të kujton penën , librat, botimet dhe mëndjen e ndritur të Rilindasve shqiptarë për zgjimin dhe ndërgjegjsimin kombëtar të shqiptarëve për triumfin dhe për shtetin e pavarur shqiptar, për Pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia dhe për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga ndarja dhe coptimi.
Sot këto protesta të mëdha të rininisë dhe të qytetarëve shqiptarë janë në vazhdën dhe të realizimit të aspiratës kombëtare gjithëshqiptare për Shqipërinë etnike, për realizimin e fitores kombëtare më të madhe, për Bashkimin e Kombit.
Ndërsa “News 24” është ekrani, frymëzim dhe zëri i protestave, aq sa me saktësi konstatohet se pa tv “news 24” informacioni per këto protesta madhore me rëndësi kombëtare do ishte në errësirë.Sot në Shqipëri ka dhjetra media, gazeta e rrjete sociale, por cuditërisht nuk po e kuptoj se si ka mundësi që këto media të rrinë kaq mospërfillëse dhe kaq indiferente karshi këtyre zhvillimeve jetike e historike të këtyre protestave.Shqiptarët sot janë me shpirt e zemër me protestuesit, por me sy , me veshë dhe me mëndje janë te ekrani i Tv “news 24” i cili pasqyron në detajel zhvillimin e këtyre protestive.Ekrani i News 24 , është ekrani i cili i ka bashkuar të gjithë shqiptarët, ekrani i unitetit kombëtar, është ekrani që po i bashkon shpirtërisht shqiptarët.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Adem Jashari , simboli dhe shëmbulli më i lartë në Historinë botërore i sakrificës për liri kombëtare
Next post Skrapari dhe Kosova