Skrapari dhe Kosova

Read Time:7 Minute, 13 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

 “Vllezër! Europa nuk dëshiron të shoh një Shqipëri të lulëzuar në kufijtë etnik të saj .Mblidhni mëndjen se themelet e Shqiperisë do t’i vendosim vet”.Riza Ceova 15 mars 1923 artikull në gazetën “Politika”.  

Skrapari është  krahinë  Shqipërisë   e cili ka nxjerrë burra e patriotë të mëdhenj të Rilindjes  Kombëtare, të Kuvëndit të Vlorës, të Kongresit të Lushnjes, për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe për arsimin e diturinë; patriotë që kanë kontribuar aq shumë për Çështjen kombëtare shqiptare; patriotë që kanë marrë pjesë me pushkë dhe penë për atdheun, për Shqipërinë etnike; patriotë që kanë qenë gjithmonë në kohën e duhur dhe kur ka pasur  nevojë atdheu  si në mbrojtjen e Vlorës ,në Luftën e Vlorës, në Kongresin e Lushnjes  dhe në pjesmarrjen në Luftën Nacionalclimtare kundër nazifashizmit.

Patriotët e Skraparit gjithmonë kanë vënë interesin kombëtar mbi atë personal, klanor e krahinor, janë shëmbull i unitetit kombëtar. Figurat e mëdha patriotike të Koprenckajve, Xhelal, Ali, Sami etj. nga Skrapari heroik dhe atyre të Kosovës kreshnike si Isa Boletini,  Hasan Prishtina, Bajram Curri  etj. kanë kontribuar shumë me  veprimtarinë e tyre në ngjarjet më të rëndësishme  atdhetare dhe politiko-ushtarake  për mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit shqiptar, trojeve shqiptare  dhe për Shqipërinë etnike.

Patriotët e Skraparit gjithmonë kanë pasur lidhje shpirtërore me Kosovën.

Lidhja patriotike e Skraparit me Kosovën vertetohen  edhe nga faktet se:abetaren e parë në Skrapar e ka sjellë një shqiptar nga Kosova,  mesuesi atdhetar  Idriz Novokazi  nga Gjakova , si dhe tjetri që një bashkëluftëtar i Bajram Currit, Qamil Luzha ka qenë  Kryetar Komune në Skrapar. Ka në Skrapar edhe një dëshmor nga Kosova, Komandanti Xheladin Beqiri, Karadaku; fakte këto që njihen. Prandaj duhet domosdoshmërisht që të rishkruhet Historia dhe të zënë në të  vëndin që meritojnë patriotët e vërtetë që për fat të keq historia i ka lënë anash.

Unë Skënder Sadri KAPITI vij nga një familje me tradita dhe me kontribute atdhetare e nacionaliste nga Kosova. Për Skraparin , për patriotët dhe për traditat  e skraparlinjëve fillimisht më ka treguar baba im Sadri KAPITI i cili gjatë kohës së Mbretërisë zë Zogut ka pasur shumë miq dhe shokë nga Berati dhe Skrapari, dhe kur zogistët kishin vrarë  patriotin e madh Hasan Prishtina , ai këtë lajm e mësoi prej Skraparlinjëve të cilët ia treguan atij të përlotur nga kjo ngjarje e dhimshme.Babai më ka treguar  që kur isha fëmijë për patriotin  e madh  Riza Cerova si bashkëpatriot i Bajram Gurrit; për nacionalistin Prof. Abas Ermenji dhe më ka treguar se traditat e Skraparit dhe zakonet  e asaj krahine  si shenjtëria e familjes dhe e fisit,burrnija, ndershmëria, patriotizmi, besa dhe mikëpritja janë njëlloj si ato të Kosovës.

Kjo ndoshta mund edhe të jetë lidhje e shumëkahershme , e  shekujve më parë ku ka pasuar lëvizje të popullsisë dhe  familjeve shqiptare brënda trojeve shqiptare për arësye të ndryshme e sidomos si pasojë e barbarisë, dëbimeve dhe gjenocidit sllavo-serb mesjetar në Kosovë.

Babai im ka qenë invalid i Luftës antifashiste nacinalclirimtare, gjë e cila na ka mundësuar që ne bijt e tij te njohim patriotin e Skraparit Qemal Mançe,

ish kryetarin  e Shoqatës së  Invalidëve të Luftës Nacional Çlirimtare Dega Durrës  si një personalitet babaxhan , zëmërgjërë, shëmbull fisnikërie e besnikërie,  patriotizmi, urtësie,  komunikimi, tolerance dhe ndjesie të lartë shpirtërore e krenarie kombëtare. Qemal Mançe ka qenë mik i yni edhe pse në moshë të thyer ai tregonte e vepronte me një dashuri të madhe për Kosovën  dhe për Luftën e UÇK-së. Ai na ka inkurajuar  shumë për mobilizimin e vullnetarëve të UÇK-së te qëndra e mobilizimit të vullnetarëve të saj te Drenica e Durrësit, dhe në organizimet festive e përkujtimore te festave kombëtare e patriotike të Pavarësisë së  Shqipërië e të Kosovës,të Epopesë së UÇK- së te kjo qëndër mobilizimi kryesore, te lokali i Gani KAPTIT. Ai për kontributin e familjës tonë dhe për historikun e qëndrës së mobilizimit të vullnetarëve të UÇK-së  i ka propozuar në emër të shoqatës së veteranëve të LANC-it ,Dega Durrës institiucioneve më të larta shtetërore e vendore të Shqipërisë që “Drenica”  e Durrësit e Kapitëve të shpallet shtëpi muze dhe familja e Sadri Kapitit të dekorohet.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Shoqata Atdhetare Kulturore”Tomorri” .

Qemal Mançe së bashku me shoqatën e invalidëve të luftës clirimtare shqiptare Dega Durrës ka bërë vizita në Prekazin e Jasharajve dhe në Gllogjan menjëherë pas clirimit të Kosovës.

Nga patriotët e Skraparit  përmëndim edhe nacionalistin dhe Kosovëdashësin e madh  Profesor Abas Ermenji i cili kur u kthye ne Shqipëri pas rënies së komnizmit si kauzë të  tij kishte ashtu sic e ka pasur gjithmonë Bashkimin Kombëtar, Shqipërinë etnike dhe lirine e Kosovës , aq sa shumë nga ata që i takonte atëhere thonin nëpër buzë se këtij i paska mbetur ora te Kosova.

Profesor Ermenji ka lënë një vepër historike me titull: “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”  e cila është vepra më e saktë , më shkencore, edukative , me të vërteta nacionaliste  dhe akademike e botuar deri më sot. Këtë histori duhet t’a mësojnë shqiptarët dhe jo historitë e deformuara e të mbushura plot me gënjeshtra ideologjike dhe politike. Është një histori që perfshin të gjitha trojet shqiptare, të gjitha luftrat e ngjarjet që kanë ndodhur kudo në trojet shqiptare; është historia  e vërtetë dhe jo ajo histori e shkruar nga të huajt sic është në tërësi historia që kanë mësuar deri më sot shqiptarët.

Një tjetër pesonalitet që i është përkushtuar Çështjes së Kosovës dhe Shqipërisë Etnike është shkrimtari patriot Ilir Teki Malindi me kryeveprën e tij“Kosova është  imja”. Në këtë libër autori  e trajton në aspektin historik , në atë se Kosova është djepi i shqiptarizmit dhe se atje janë zhvilluar ngjarjet më te mëdha kombëtare, por ai është një libër edhe filozofik , analitik, akademik dhe shkencor ndoshta si unikal në llojin e vet, e cila sfidon gjithë akademinë serbe  antishqiptare gënjeshtare dhe mashtruese.  Një vepër e cila shëben si leksion edhe për akademitë shkencore të Prishtinës dhe Tiranës në  të cilat janë zgjedhur individë  jokompetentë dhe preferencialë të politikës dhe të pushtetit. Është një vepër i cila ka  kërkuar  një punë përkushtimore të mundimshme dhe të lodhshme në shërbim të lënies së një trashëgimie të vyer historiko-patriotke e shkencore. Z. Malindi është edhe një veprimtar i palodhur për Çështjen kombëtare, i cili ka marrë pjesë kudo ka janë mbajtur takime, simpoziume dhe aktivitete në shërbimtë Çëshjes Kombëtare.

Një vënd të vecantë për kontribute kombëtare zë edhe letërsia  me temaikë patriotke e kombëtare e Akademikut të madh nga Skrapari, ishKryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë,  dhe më herët edhe si Kryetar  Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë i cili  së bashku me shoqatëtën e shkrimtarëve drejtuar prej tij në  Prill të vitit 2000 bënë vizitë në Muzeun e Luftes së UÇK-së ngritur te Drenica e Durrësit,bënë vizitë me rastin e njëvjetorit të clirimit të Kovosës , ku ai shprehej se: Drenica e Durrësit është shtëpi lirie, tempull atdhetarie që pagëzohet sot nga shkrimtarët dhe artistët e Shqipërisë.

Ky takim akademikësh,shkrimtarësh dhe artistësh i drejtuar nga Akademiku Xhevahir Spahiu   e ndësrshqiptarizoi akoma më shumë këtë vënd nga ai buroi edhe jetësimi i Çështjes sonë madhore ,clirimi kombëtar. Paskëtaj duket deti, dhe deti është liri, është kulturë, është Europë ,- citohet dhe thuhet nga akademiku nga Skrapari .

Çëshjen kombëtare shqiptare dhe luftën e Kosovës e ka mbështetut me poezi dhe publicistikë edhe poeti e shkrimtari nga Skrapari Xhevahir Cirongu i cili shquhet  për poezinë e tij kushtuar sidomos vëndlindjes së tij Skraparit  dhe më gjërë botës shqiptare.Ai ka shumë miq e shokë intelektualë nga Kosova dhe është maft i panishëm dhe i vlerësuar  në Kosovë ku ai ftohet e merr pjesë në aktivitete te ndryshme letrare që mbahen atje.  Durres dt. 8 Gusht 2026

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Tv “news 24”, ekrani që mbeshtet dhe përcjell te shqiptarët mesazhin patriotik të protestave, Triumfin e Kombit
Next post Libra të rinj: Rrugëtim jete