
Lumir Abdixhiku, Albin Kurtit: Cakto datën e zgjedhjeve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nga Ferizaj ku është shënuar përvjetori i 34-të i themelimit të Degës së LDK-së, në këtë qytet ka adresuar kritika ndaj qeverisë qendrore.

“Pasi kanë mbytur ekonominë, pasi kanë shpenzuar tre vite e gjysmë në ankesa mbi të shkuarën, pa dhënë një projekt të vetëm kapital, pasi kanë izoluar Kosovën, kanë pranuar autonominë si pokrainë, pasi kanë dështuar në anëtarësime e në njohje, pasi humbën betejën në Këshill të Evropës, si rast historik e si hap kapital, pasi ndanë e përçanë, ofenduan e propaganduan në nivelet më të ulëta njerëzore e politike, popullistët kërkojnë tani takim”, tha ai.
Sipas tij, LDK ka tjetër rrugëtim!. “Kemi Rrugën e Re! Tavolinave të darkave diskrete u japim përgjigje në mobilizim nacional të djathtë e patriotik sikurse ky sonte!. Derisa të majtit bëhen bashkë, e kthehen në origjinë, ne shikojmë drejt hijes së trashëgimisë së patriotëve të mëdhenj që bënë Lidhjen tonë të jetë të veçantë! Aty gjejmë dhe nevojën për bashkim e për ringritje si një. Dhe do të ringritemi si një! Krenarë, të djathtë, fitimtarë! Prandaj, ju them dy-tri fjalë; Ju caktojeni datën! Ne caktojmë festën!”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/
Më shumë storie
Prizren: LDK besim e qytetarëve do ta shndërroj në projekte konkrete
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Prizrenit. Kryetari i LDK-se Lumir Abdixhiku në këtë tubim...
Lumir Abdixhiku: Pa marrëveshje politike, nuk ka zgjidhje
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se pa marrëveshje politike nuk mund të ketë zgjidhje. “Sepse nuk ka shumicë,”...
LDK: Kuvendi nuk është konstituuar, çdo tentim tjetër përbën shkelje
Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk është konstituuar. Sipas këtij subjekti politik, Kushtetuta...
Lumir Abdixhiku përjashton bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Ai ka...
Lumir Abdixhiku për zgjedhjet: Le të ringritemi si një!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga presidentja Vjosa Osmani....
Kuvendi X Zgjedhor i LDK-së, Lumir Abdixhiku rizgjedhet kryetar i saj
Kuvendi X Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, unanimisht ka rizgjedhur Lumir Abdixhikun për të drejtuar me këtë subjekt politik...
Average Rating