Ramush Haradinaj: Masakra e Tusuzit dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 27 të ekzekutuarit shqiptarë nga forcat serbe me 26 maj të vitit 1999 në Tusuz të Prizrenit.
Haradinaj ka thënë se këto masakra janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm.
“Të vetëdijshëm se po humbin luftën, pak ditë para çlirimit, shteti serb intensifikoi terrorin ndaj popullit shqiptar. Më 26 maj 1999, forcat serbe ekzekutuan 27 shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit, ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare. Masakra e Tusuzit dhe masakrat e tjera anekënd Kosovës, janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi”, ka thënë Haradinaj.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Shqiptarët krishterë të Preshevës (shek. XIV–XX)
Nehat Hyseni Rëndësia historike e komunitetit shqiptar të krishterë në Preshevë Popullsia e krishterë shqiptare e Preshevës ka qenë një...
Rezistenca nacionaliste shqiptare nё Gadime dhe rrethinё 1944-1951
Adem TasholliKy libёr i zotit Adem Tasholli ёshtё ribotim i plotёsuar me tё njёjtin titull nё rreth 220 faqe, me...

Average Rating