Ramush Haradinaj: Masakra e Tusuzit dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 27 të ekzekutuarit shqiptarë nga forcat serbe me 26 maj të vitit 1999 në Tusuz të Prizrenit.
Haradinaj ka thënë se këto masakra janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm.
“Të vetëdijshëm se po humbin luftën, pak ditë para çlirimit, shteti serb intensifikoi terrorin ndaj popullit shqiptar. Më 26 maj 1999, forcat serbe ekzekutuan 27 shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit, ndërkaq dogjën mbi 250 shtëpi në tentim për zhbërjen e qenies shqiptare. Masakra e Tusuzit dhe masakrat e tjera anekënd Kosovës, janë dëshmi e gjallë e barbarisë serbe mbi civilë të pafajshëm. Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin për ta. Kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi”, ka thënë Haradinaj.
Më shumë storie
Dialogu Kosovë-Serbi, pa perspektivë të qartë
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të mbetet në ngërç, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për rifillimin e takimeve të nivelit të lartë. Analistët vlerësojnë...
Vrasja e grave nё diktaturё
Kristinё Oroshi Vrasja e grave nё diktaturё Kristinёn e takova pёr herё tё parё gjatё njё Simpoziumi qё organizoi Shoqata...
Presidentja e Kosovës, znj. Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të...
Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri të Kosovës
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në...
𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮-𝗠𝗲𝗷𝘁𝗲𝗽𝗶 𝘀𝗵𝗲𝗸𝘂𝗹𝗹𝗼𝗿 𝗻ë 𝗭𝗮𝗿𝗯𝗶𝗰ë – 𝗧𝗲𝗺𝗽𝘂𝗹𝗹 𝗶 𝗱𝗶𝗷𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗶𝗺𝗯𝗼𝗹 𝗶 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁ë 𝗠𝗮𝗹ë𝘀𝗶𝘀ë së Bujanocit
Shkolla-Mejtepi shekullor në Zarbicë përfaqëson një trashëgimi të çmuar arsimore, kulturore dhe historike. Në gjirin e saj ngërthen historinë e...
Presidentja e Kosovës kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët...

Average Rating