Ne duhet të fillojmë të festojmë jetën e Kadaresë dhe suksesin që u la pas brezave që do të vijnë
Nga Ramiz TAFILAJ
Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”

Me dhimbjen më të thellë unë dhe bota po mësojmë sot për vdekjen e të pavdekshmit tonë Ismail Kadare. Edhe pse Ismail Kadare nuk do të jetë fizikisht mes nesh, ai do të jetë gjithmonë i pavdekshëm për kombin dhe letërsinë tonë kombëtare.

Kur Shqipëria ishte në anën tjetër të gardhit të hekurt, Ismail Kadare na bëri krenarë me romanet dhe librat e tij, të përkthyer në shumë gjuhë botërore.
Ne të gjithë miqtë e tij të ngushtë si dhe familja e tij dhe mbarë kombi shqiptar sot ndjehemi shumë të lënduar emocionalisht.

Ndërsa kalojmë nëpër këto ditë shumë të errëta për këtë humbje të jashtëzakonshme. Ne duhet të fillojmë të festojmë jetën e tij dhe suksesin që la pas brezave që do të vijnë.
Si mik personal i Ismail Kadaresë dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Gazetës së Alpeve, i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, të afërmëve dhe Kombit Shqiptar!
Qofshin të paharruara kujtimet dhe veprat e të madhit dhe të pavdekshëm, Ismail Kadare!
Sinqerisht dhe me dhimbje të thellë,
Ramiz TAFILAJ
Drejtori i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”
Huoston-Teksas/SHBA, 1 korrik 2024

(Dy fotot botohen për herë të parë dhe iu përkasin fillim viteve ’90, në Tiranë)
Më shumë storie
Vrasja e grave nё diktaturё
Kristinё Oroshi Vrasja e grave nё diktaturё Kristinёn e takova pёr herё tё parё gjatё njё Simpoziumi qё organizoi Shoqata...
𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮-𝗠𝗲𝗷𝘁𝗲𝗽𝗶 𝘀𝗵𝗲𝗸𝘂𝗹𝗹𝗼𝗿 𝗻ë 𝗭𝗮𝗿𝗯𝗶𝗰ë – 𝗧𝗲𝗺𝗽𝘂𝗹𝗹 𝗶 𝗱𝗶𝗷𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗶𝗺𝗯𝗼𝗹 𝗶 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁ë 𝗠𝗮𝗹ë𝘀𝗶𝘀ë së Bujanocit
Shkolla-Mejtepi shekullor në Zarbicë përfaqëson një trashëgimi të çmuar arsimore, kulturore dhe historike. Në gjirin e saj ngërthen historinë e...
Libra të rinj
Agim Sulejmani Nuhi Berisha Shoqata e të burgosurve politikë të Kosovës 2026 Miku dhe kolegu im, mësues në Gjermani, Salih...
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
E shkuar e pakryer
Nga Ermal Hasimja Kohë më parë, ambasadori i Kosovës në Tiranë, zoti Skënder Dyrmishi, më përmendi këtë libër që unë...

Average Rating