Alice Kearns: Ne mbështetëm Kosovën pas Banjskës, Macron i shet aeroplanë Vuçiqit
Pas vizitës që presidenti francës, Emmanuel Macron ka realizuar në Serbi dhe pas marrëveshjes për shitjen e aeroplanëve luftarakë, ka reaguar deputetja britanike Alice Kearns.
Në një postim në platformën “X”, Kearns ka ngritur një paralele mes dy vizitave të ndryshme.
Ajo ka thënë se ish-kreu i diplomacisë britanike, David Cameron, në fillim të vitit shprehu përkrahje për Kosovën pas sulmit të Banjskës në emër të Mbretërisë së Bashkuar. Tutje ajo thekson se në anën tjetër presidenti francez gjatë vizitës në Serbi, po i shet Vuçiqit aeroplanë luftarakë .
“Lord Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, u zotua për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në Banjskë shtatorin e kaluar. Presidenti Macron në Beograd këtë javë, duke i shitur avionë luftarakë presidentit Vuçiq”, ka shkruar ajo.

Më shumë storie
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...

Average Rating