Jorn Rohde përshëndet vendimin për hapjen e Merdares për mallrat e Serbisë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare në Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia.
“Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do të mbështesim Kosovën për të siguruar plotësimin e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, ka shkruar ai në X.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka thënë se Republika e Kosovës ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimet deri te kontrolli i shtuar, por vetëm për një pikë kufitare, atë në Merdar. Për të tjerat pika Kurti tha se masa do të ndërrojë posa Kosova t’i ketë skanerët që do të vendosen në të gjitha pikat kufitare.
Kreu qeveritar ka përsëritur se masat asnjëherë nuk kanë qenë tregtare, por të sigurisë. Ai ka bërë të ditur se ky vendim është marrë në koordinim të plotë me BE-në, veçmas Qeverinë.

Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...

Average Rating